E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita pritet te zhvilloje protesta para selise se Kolegjit

PS pritet qe te zbatoje te njejten taktike qe beri perpara KQZ-se

Rruga ligjore e ndjekur nga Partia Socialiste sidomos pas vendimit te fundit te Kolegjit Zgjedhor duket se eshte nje levizje formale dhe plotesuese ne detyrimin e saj ndaj procesit ne teresi. Kjo pasi rrezimi i kerkeses se saj per vendimin 709 te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nuk ka lene me asnje shprese reale mbi vendimin e radhes se gjykates qe se fundi eshte vene nen akuzen politike te opozites. E gjendur ne kushtet e perballjes me nje drejtesi te cilen e konsideron te kapur opozita socialiste po priret te vere ne veprim mekanizmin e reagimit te forte politik si opsion praktik per te presuar sadopak mbi rrjedhen e gjykimit ne Apel. Keshtu burime nga selia roze bejne te ditur se protesta e realizuar ne KQZ ne ditet e hapjes se kutive te Tiranes dhe rivleresimit te fleteve te votimit te gjetura ne kutite e gabuara mund te vihet ne zbatim edhe ne momentin qe Kolegji do te gjykoje kerkese padine e re socialiste qe eshte vendosur ne daten 13 qershor. Edhe pse vetem nje opsion ne diskutim tubimi njerezor ne dyert e gjykates sherben si paralajmerim per stinen e re politike qe po afrohet ne vend ne rast se Tirana nderron duar me ane te akteve juridike ne tavoline. shte ende e paqarte se deri ku do te ndalet reagimi qytetar qe mund te organizohet me kete rast nga PS-ja por ne nje analize te fundit duket se kundershtimi edhe me kete forme i nje procesi qe po devijon shifrat e pretenduara nga PS-ja dhe ato te pasqyruara ne tabelat permbledhese te rezultateve te Komisioneve te Zones se Administrimit Zgjedhor te Tiranes eshte me vlere specifike simbolike. Ne nje rast te ketille askush nga palet apo nga monitoruesit nuk mund te pretendoje per nje proces zgjedhor te drejte dhe te ndershem per sa kohe qe ne njesine kryesore te vendit kontestimi eshte jo vetem i ndertuar mbi argumente ligjore qe po marrin pergjigje te mjegullt dhe jo shteruese por po ngjiz si alternative riciklimin e betejes se nisur ne vitin 2009. Opsioni i protestave nuk eshte perjashtuar ne asnje rast nga drejtuesit socialiste te cilet gjithsesi do te duhet te presin mbledhjen e forumeve partiake per te formuluar nje qendrim konkret dhe te qarte politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›