ipa paralajmeron Gjoken Mos prishni qytetin
I ndodhur ne pritje te konstituimit te vet dhe te keshillit te ri bashkiak dhe duke e pare qytetin nga jashte xhamave te bashkise kandidati fitues i gares zgjedhore te 8 majit Stefan ipa u drejton mesazhe te forta bashkiakeve qe vazhdojne te jene ne pune. Ne nje dalje publike per mediat lokale Stefan ipa edhe nje here ka percjelle shqetesimin per shkaterrimin qe vazhdon ti behte qytetit te Sarandes nderkohe qe sezoni veror ka nisur.
ipa u ka kujtuar zyrtareve te bashkise se do te kete ndeshkim ligjor per te gjithe shkelesit dhe auditim te rrepte per te gjitha veprimet e kryera deri me sot nga ana e administrates bashkiake. Ka qene ky reagimi me i ri qe vjen nga kryebashkiaku i Sarandes i dale fitues nga zgjedhjet e 8 majit Stefan Cipa. Permes deklarates se transmetuar ne mediat vendore ai ka dhene mesazhe mjaft te forta per drejtuesit e sektoreve ne administraten lokale. Nga jashte bashkise qe pritet ta marre javen e ardhshme ai ka kerkuar zbatim me rigorozitet te ligjeve ne fuqi. Cipa ka qene kritik per pastrimin e qytetit per mungesen e plazheve publike si dhe per vazhdimin e betonizimit qe ai veren ti behet qytetit me nxitimin dhe psikologjine e spekulimit ne kohen e tranzicionit te shkembimit te pushtetit vendor.