Kolegji zgjedhor pranon kerkesen ankimore te PS-se

Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, e cila kundërshtonte vendosjen e 3 Qendrave të Votimit në mjedise private në Njësinë Bashkiake numer 4 në Tiranë. Kolegji e ka vlerësuar si jo në përputhje me ligjin vendimin përkatës të KQZ-së dhe ka vendosur që këto 3 Qendra Votimi, të funksionojne ne mjediset publike te shkollës “Pal Ëngjëlli”. Gjatë shqyrtimit të çështjes, përfaqësuesit e PS-së thane se mjediset private te caktuara nga KQZ-ja ishin në pronësi të mbështetësve të PD-së, cka krijonte hapësira për manipulime. Përfaqësuesit e KQZ-së vlerësuan se vendimi i tyre ishte në përputhje me Kodin Zgjedhor