Rama Peshkataret tane furnizohen me nafte ne Itali per shkak te cmimit me te ulet
Cmimi i lartë i naftës detyron peshkatarët shqiptarë që të blejnë naftë në Itali. Pohimi erdhi nga kryesocialisti Edi Rama gjatë një këndi fjale që zhvilloi në Vaqarr.
“Peshkatarët shqiptarë shkojnë në Itali për t’u furnizuar me naftë se është më e lirë. Se nafta e Saliut është më e shtrenjtë”.
Kucedrën që ka lënë Shqipërinë pa ujë, e ka identifikuar.
“Kucedër që s’e le ujin. Paaftësia dhe babëzia dhe mungesa e dashurisë për këtë popull. Që ditën e parë nga puna për të garantuar ujin në rubinet, ujin në parcelë”.
Edi Rama ua tregoi edhe fshatarëve të Vaqarrit, që ishin mbledhur për ta dëgjuar.
Rama premtoi 160 mln dollarë për të dërguar ujin në parcela, ndërsa nuk la pa u qarë hallin as peshkatarëve për çmimin e lartë të naftës.
Berishës që për taksën e sheshtë ka thirrur në ndihmë librat e shenjtë, kryesocialisti iu përgjigj duke mbrojtur taksën progresive me kancelaren gjermane Anxhela Merkel.
Policët që gjobisin pa të drejtë i justifikoi, për shkak të rrogës së vogël që tha se marrin.
Për programin e Rilindjes nuk i nevojiten 300 vjet, ndaj dhe urimi i një gruaje të moshuar për kaq shumë jetëgjatësi, iu duk i tepruar.