Koleksioni i arkitektit
Idromeno Kolombi Mio Tushi po edhe Jukniu Shijaku realizem socialist. Koleksioni i prof. Maksim Mitrojorgjit nje trashegimi kombetare ne miniature
Koleksioni ashtu si biblioteka kerkon nga njeriu qe e nderton durimin perkushtimin deshiren per te gjurmuar mbledhur sistemuar nje pasuri pa qellim fitimi material.
Maksim Mitrojorgjit iu deshen 30 vjet per te krijuar nje koleksion qe sot ka arritur ne 500 pune te autoreve shqiptare nga fundi i shekullit XIX Kole Idromeno deri ne ditet sot.
Me te mirat
Madona. Ikona e Marise me Jezusin foshnje ne krah eshte puna me e vjeter qe gjendet ne koleksionin 30-vjecar te Maksim Mitrojorgjit arkitektit qe sot drejton Departamentin e Arkitektures ne Universitetin Amerikan te Tiranes. Kjo pune sipas Mitrojorgjit daton ne vitet 20 pra duhet te jete e periudhes se fundit te krijimtarise se Idromenos babait te piktures shqiptare.
Puna mban firmen e Kole Idromenos dhe rri ne kendin e antikuareve ne koleksionin e Mitrojorgjit bashke me peizazhe te Vangjush Mios portret djaloshi te Zef Kolombit portret plakut te Vangjush Tushit dhe Foto Stamos dy autore qe kane studiuar ne Akademite Italiane te Piktures natyre e qete te Abdurrahim Buzes dhe portret malesori te Sadik Kacelit. Kjo pasuri e vyer eshte qemtuar neper galeri private dhe ne treg te lire.
Pjesen e dyte te koleksionit qe perbehet nga 120 autore dhe 500 pune e ze piktura e kavaletit monumentale bocetet skulpture grafikat akuarelet skica te thjeshta e zene pikturat e viteve 60 qe vete koleksionisti i ndan sipas metodes pikture e realizmit dhe e realizmit socialit.
Nje kend i ketij koleksioni i eshte lene jetes dhe punes ne ate kohe. Kemi aty pikturat Montatoret ne Metalurgjik te Isuf Sulovarit Kooperativistet ne Pushim te Dhimitraq Trebickes portreti i Partizanit pune e viteve 60 e Foto Stamos pllakate te Festivalit te Rinise se vendeve te Kampit Socialist e realizuar nga Fatbardha Shkupi. Maksim Mitrojorgji e ka per zemer artin e realizuar ndermjet viteve te pas luftes deri me 1990.
Vlereson nivelin artistik dhe perkushtimin me te cilin artistet punonin asokohe. Ai per Mitrojorgjin ka qene art serioz. Jo si ky i sotmi qe i duket nje art komercial shume abstrakt shpesh pa misionin qe duhet te kete arti per te edukuar edhe vetem estetikisht njerezit.
Edhe pse i rri besnik shijeve te tij qe nuk ndryshojne me kohen kjo nuk do te thote se arti i pas 90-es nuk shfaq interes per koleksionistin. Mjaft qe puna te kete vlere dhe ai te jete ne gjendje ta kuptoje dhe ta zbertheje vleren e saj. Sic jane punet e Pandi Meles te viteve 2000 ilustrimet qe ai ka realizuar mbi motive nga vepra e Ismail Kadarese.
Ne paraqitjen grafike dhe ne konceptim jane moderne por ama kane vlera te elementeve artistike. Ose punet e Anastas Kostandinit peizazhet e Mustafa Arapit vecanerisht peizazhet e Adrian Devollit qe jane peizazhe qe une i kam cilesuar portrete te peizazhit. Autori arrin ti stilizoje ne menyre te tille qe marrin vleren e nje portreti te nje peizazhi jo te nje peizazhi thjesht fotografik.
Arkitekti e vlereson nje pune ne baze te ndjesive qe ajo i jep ne moment. Ajo ti komunikoje dicka dhe ai te jete i zoti te flase per ate pune ta komentoje. Kjo eshte garancia. Nese disa te tjera ca njolla te bukura e lene gojekycur ato nuk mund te futen ne koleksionin e tij.
Koleksionisti preferon si gjini kompozimin dhe portretin ne krahasim me peizazhin i cili i duket nje tablo informative e realitetit kurse te tjerat kane nje bote psikologjike.
Qe te hyje ne koleksionin e tij vepra e artit duhet te permbushe kriterin e cilesise te jete e realizuara me nje teknike te larte.
Te tjera duhet te paraqesin vlera historike te jene pasqyra te se kaluares historike dhe per rrjedhoje edhe te artit te kohes. Prandaj ai ka perfshire nje seri punesh qe i kushtohen periudhes se revolucionarizimit te Shqiperise periudhes se pas viteve 70. Ne vepra dallohet qarte fryma ideologjike.
Pastaj ka pune qe kompletojne krijimtarine e nje autori. Nje autor ka pune te mira ka pune te dobeta por ti nuk mund ti shmangesh dot duhet ti kesh ne koleksion thote Mitrojorgji dhe ai vleren e nje koleksioni ketu e shikon te paraqitja e vepres se plote te nje autori ku mund te dallohet nivelin e tij artistik ne nje kohe te caktuar dhe per te bere krahasime me te tjere per te vene re ndikimet.
Te dish ti mbash
Ka bere blerje ne tregun e lire pasi ka konfirmuar autoresine dhe autenticitetin. Nje burim jane galerite private te artit sigurisht edhe kontaktet e drejtperdrejta me autoret. Dihet qe vlera e nje vepre arti pjese e nje koleksioni rritet ne rrjedhe te viteve.
Sot Mitrojorgji nuk e blen dot nje Zef Kolombi ne vleren 2000 euro sic e ka blere dikur ne nje galeri private.
Peizazhe te nje liriku si Vangjush Mio ndoshta me i shquari i piktures shqiptare koleksionisti yne i ka gjurmuar ne tregun e lire ne Korce vendlindja e Mios.
Nuk dihet prejardhja e tyre por me mire keto vlera le te jene ne koleksionin tim sesa te kishin humbur ose do te ishin demtuar lart e poshte thote Mitrojorgji.
Kohe e arte per koleksionistet ka qene periudha e viteve 90.
Shume prej pikturave kane shetitur lart e poshte ne periudhen e turbullt te pas 90-es te tjera jane demtuar te tjera kane humbur vete piktoret kane patur deme te medha shume artiste i kane shitur veprat e tyre shume lire sepse donin te jetonin edhe ata.
Ndryshon puna tani qe eshte bere gjithmone e me e veshtire per ti germuar per ti gjetur edhe per ti blere sepse kushtojne shume me shtrenjte.
shte hobi shume i kushtueshem pasja ne koleksion e puneve te rralla dhe te shtrenjta.
Para te tjera shpenzohen per ti restauruar e mirembajtur.
Ne shtepine time gjithe muret jane te veshur me piktura. Pastaj ka edhe mbi dollap mbrapa dollapit poshte krevatit neper dosje te futura te sistemuara. Nje studio per sembari me 200 m2 ku punet te ajrosen te katalogohen dhe te ekspozohen kerkon jo pak para.
Gjithcka e mbledhur dhe e futur ne koleksion qysh nga vitet 80 ka rendesi njelloj. Nuk ka konkurrence midis puneve nje pikture ne telajo ka te njejten vlere me nje grafike ose vizatim te thjeshte te nje autori te njohur.
Pastaj koleksionisti eshte i vetedijshem qe ne mozaikun e puneve ka pune shume te mira te rralla ka edhe pune me pak te mira edhe pune te dobeta qe ne menyre ose ne tjetren ka zene nje vend ne koleksion nuk shikohesh shpesh por jane pjeset e koleksionit sepse lidhen sic thashe ose me vleren estetike ose me emrin e autorin ose me vleren historike.
Mund te ndodhe te behen shkembime mes koleksionisteve per te kompletuar koleksionet por asnjehere vepra nuk del jashte ketij rrethi ose te dale ne treg.
Per Maksim Mitrojorgjin mbledhja e koleksionit eshte me shume se nje hobi. Burri 63- vjecar ushtron shpesh vizatimin dhe akuarelin.
Po krijohet nje tradite
Koleksionistet jane bere me te hapur me publikun dhe po e prezantojne dhe ballafaqojne me njerezit kete pasuri qe deri vone e mbanin me fanatizem vetem brenda mureve te shtepise. Nese dikur mundesisht i fshihnin dhe i rezervonin per syte e nje rrethi te vogel artistesh dhe koleksionistesh sot eshte ndryshe.
Ka prezantime te koleksioneve qe jane trashegimi kombetare dhe te koleksioneve private. Dy prezantime te tilla jane bere keto kohe ne Universitetin Amerikan te Tiranes. Pikerisht aty u takuam me koleksionistin Maksim Mitrojorgji.
fare ka mbetur ne vend
Nuk ka nje treg qe te percaktoje vleren e vertete te veprave te artit nuk ka nje ankand por gjithkush qe ka nje veper i ve vleren qe do. Nuk ka nje vleresim te sakte si kalkulohet vlera e nje pikture brenda cileve parametrave artistike dhe historike.
Dicitura
Vangjush Tushi Portreti i Plakut 1941
Piktori i talentuar karriera e te cilit u pre ne mes per shkak te burgut politik
Sali Shijaku Portret i Malesorit
Niko Progri Po ka edhe keshtu Nje tablo per udheheqesit.
Spiro Kristo Paradat e Majit pune e viteve 70
Kole Idromeno Madona mendohet te jete realizuar ne vitet 20
Abdurrahim Buza Natyre e qete
Zef Kolombi Portret djaloshi