E Diel, 1 Nëntor 2026

Koli Bele Vendimet e KQZ te telekomanduara politikisht do ti ankimojme

Për socialistët, vendimi i KQZ-së për të rinumëruar votat në qarkun e Lezhës dhe atë të Shkodrës, është i telekomanduar politikisht. N/sekretari për Cështjet Zgjedhore, Koli Bele, pohon se vendime të tilla synojnë të dëmtojnë procesin zgjedhor dhe shton se në momentin e duhur PS do t’i ankimojë ato në Kolegjin Zgjedhor.

Vendimet e KQZ për Lezhën dhe Shkodrën, befasuan socialistët.

Rinumërimi në qarkun e Lezhës dhe atë të Shkodrës, për Koli Belen, n/sekretar për Cështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, është një vendim I telekomanduar politikisht, me një synim të qartë.

Sipas n/sekretarit socialist, fitorja e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 qershorit nuk mund të ç’bëhet pavarësisht nga vendimet absurde të KQZ-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›