PD: Kemi pranuar rezultatin, por spranojmë manipulimet e vrasësve dhe trafikuesve të Ramës
Partia Demokratike ka reaguar me deputetin Gerti Bogdani, pas vendimit të KQZ-së për rinumërimin e kutive në Lezhë dhe Shkodër.
Bogdani ka thënë se, shqyrtimi i tabelave origjinale të 10 qendrave të votimit në qarkun e Lezhës dhe numërimi më pas para kamerave i votave të hedhura në këto dhjetë kuti votimi, nxori në dritën e diellit fytyrën e fitores së Edi Ramës të bazuar mbi krimin, drogën dhe trafiqet.
Deputeti demokrat tha se Edi Rama me bandën e tij në listën e deputetëve të përbërë nga kriminelë të dënuar nga drejtësia shqiptare dhe ajo e vendeve të tjera për vrasje, trafik droge dhe prostitucion, pasi zhduku me terror dhunë dhe para te pista, tabelat origjinale të rezultateve të këtyre dhjetë qendrave dhe dorëzoi në KQZ tabela të falsifikuara nën kërcënimin e armëve dhe parave të drogës, sipas të cilave Edi Rama kishte fituar mandatin e katërt në qarkun e Lezhës me mbi 400 vota më tepër se sa PD.
Sipas Bogdanit, pavarësisht se PD-ja me një akt përgjegjshmërie ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të diktuara nga mashtrimet e Edi Ramës, ajo nuk do të pranojë asnjë rezultat të fituar nga vrasësit dhe trafikantët e Edi Ramës./b.l