E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramush Haradinaj në Tonight Ilva Tare

I ftuar në emisionin Tonight Ilva Tare, në RTV Ora News, Ramush Haradinaj ka folur për akuzat e luftës dhe si do bëhet Kryeministër.

Përpara gazetares Ilva Tare, Haradinaj ka deklaruar është nder të udhëheqësh një projekt për liri dhe se është i bindur që do të jetë kryeministër.

Unë i kam marrë përsipër të gjitha rreziqet e mundshme se qëllimi ishte i shëndetshëm për Kosovën edhe gjatë politikbërjes kuptohet që jo të gjitha shkojnë në bazë të planit. Çfarë është me shumë rendësi, ajo që edhe sot besoj se do të kishim fituar më shumë kohë. Ajo do të ndodhë pas një kohe. Po, po po, e bazoj në ato që punoj, në ato që ndodhin në terren dhe në ato që ndodhin në mendjet e njerëzve të Kosovës, u shpreh Haradinaj.

Në lidhje se pse nuk funksionoi marrëveshja me Hashim Thaçin, haradinaj u shpreh:

Unë i kam bërë një ofertë zotit Thaçi dhe PDK-së. Duke vlerësuar gjendjen në vend, një analizë të cilën ata jo se e mohonin, por një gjendje jo të mirë. Trendet e brendshme, nuk po flasim për obligimet e kosovës regjionale, ndërkombëtare, në planin e jashtëm edhe në planin e brendshëm duhet shumë më shumë të bëhet, por për qeverisjen në vend. Unë i thashë që nëse dëshiron krahas angazhimit ndërkombëtar që ai e zhvilloi, nëse dëshirojmë që ta përforcojmë pozicionin tonë, na duhet një qeverisje efektive në vend sepse situata e brendshme ta dikton nivelin tënd kudo që shkon. I bëra një ofertë që ai ta lëshonte qeverisjen, ta merrja unë udhëheqjen dhe të kryeja këto punët e shpisë, si i quaj unë . Kishte një interesim në fillim por ajo nuk ndodhi, më vjen keq që ska ndodhur. Do të ishte mirë sepse do kishim fituar kohë, atë që thashë, po luftoj me kohën, do të ishte mirë që  të kishim fituar betejën me kohën.

Haradinaj nuk ka lënë pa përmendur edhe marrëveshen me Beogradin midis kryeministrit Thaçi dhe Daçiç.

Marrëveshja sështë e përkryer, por ne e përkrahim këtë proçes. E përkrahim marrëveshjen dhe të gjitha detyrat që dalin nga ajo.Duhet të ishim më funksional brenda në Kosovë, në mënyrë që situata në terren të diktonte edhe marrëveshjen më të mirë. Mirëpo me gjendjen reale çfarë e kemi me kualitetin e qeverisë me atë si është gjendja në veri atëherë ne e mendojmë këtë si një zhvillim real drejt shtrirjes së juridiksionit tonë në veri. Kuptohet dhe ajo do të kishte mundësi për  më mirë por në zhvillimet çfarë kanë ndodhur ne besojmë se përmes kësaj që është arritur, të mund ta shtrijmë juridiksionin në veri.Një Kosovë unike me rend dhe ligj në të gjithë territorin e vet, me qytetarë të integruar, pra aludoj veriun. Pra do të kemi një Kosovë që ka rend dhe ligj, që kushtetutshmëria vlen në të gjithë territorin me të gjithë njerëzit e vet, tha Haradinaj.

Në lidhje me pyetjense kurrë do ta njohë Serbia Kosovën, Haradinaj u përgjigj:

Unë i ndaj këto dy tema. Interesi im i parë është të zotërojmë veten. Interesi i dytë është që atë që ne zotërojmë, të na e njohin të tjerët. Ne e kemi tash këtë, të arrijmë të zotërojmë vetveten , të arrijmë të jemi zot shtëpie në shtëpinë tonë pastaj me siguri etapa tjetër do të jetë, e shoh dhe atë që do të ndodhë. Do të ndodhë me anë të proceseve të integrimit në BE. Nuk do të mundet as Serbia as ndonjë vend tjetër me konflikte të ngrira të vazhdojnë. Ju e dini se kriteret për anëtarësim në BE vetëm sa po ashpërsohen dhe kuptohet që BE nuk i lejon më vetes atë që ka ndodhur me Bullgarinë e Rumaninë që u bë tolerancë në nisje dhe pastaj me i zgjidhë ato që janë akumuluar. Me ne do të jenë shumë më striktë. Do të kërkojnë preçiz si duhet të veprojmë ne për të shkuar më tutje, pra e shoh që  do të ndodhë, por për mua janë dy tema të ndara. E para është zotërimi i asaj se kush jemi. Të jesh zot shpie. Që kushtetuta, rendi dhe ligji, juridiksioni i Kosovës të funksionojë në tërritorin e vet, tek të gjithë njerëzit e vet. Pastaj bilateral me fqinjin do të avancojmë gradualisht.

Në lidhje me votimin e ligjit për amnistinë, Ramush Haradinaj u shpreh:

Ne e kemi përkrahur marrëveshjen, produktet e marrëveshjes. Ky është një produkt i marrëveshjes. Ne kemi kritikuar kualitetin e ligjit. Jo idenë e ligjit ose idenë për të mbërritur deri ku kemi mbërritur. Për fat janë bërë disa ndryshime cilësore në ligj. Është hequr neni 3 që është i panevojshëm. Edhe janë bërë disa ndryshime. Kur ndodhi përmirësimi i ligjit, kuptohet mbeti vetëm neni 5. Edhe kuptohet tash që është fokusuar kritika aty por e vërteta është pak më ndryshe. Ligji ishte pak më i zgjeruar. E para e votuam sepse në vizionin tonë ishte një ligj i nevojshëm për integrim në veri, por për fatin tonë edhe kualiteti i tij u përmirësua gjatë rrugës, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se nuk i gjykon qëndrimet që mban Vetëvendosja për këtë ligj.

Pyetjes nëse do të shkruante një autobiografi të tijën, Haradinaj ju përgjigj:

Nuk besoj. Nuk mbaj ditar, nuk shkruaj vargje, nuk shkruaj poezi. Kam një koncept tjetër. Teza të caktuara, ose qëllime ose qëndrime ose diçka që më bën përshtypje ose që më hyn në punë e mbaj shënim. Përshembull të dëgjoj diçka të ndershme nga media ose nga ju që më duket se është me kuptim atëherë atë e shënoj, por vetëm si thënie pa e ditur pse, prej kujt, nga ato mundohem ti ndaloj, u shpreh Haradinaj.

Ramush Haradinaj ka folur gjithashtu edhe për veprimet e EULEX-it në Kosovë, rihapjen e dosjeve për disa nga ish komandatët e UÇK-s, midis tyre Fatmir Limaj, Sylejman Selimi.

Është e vështirë të vlerësosh Euleksin, pa e vlerësuar gjyqësorin tonë ligjin tonë. Dëmi është tek ne, efekti është i gjyqësorit të Kosovës. Kosova ka dështuar për të bindur të tjerët që ka gjyqësor profesional, të paanshëm dhë që mundet të gjykojë çfarëdo lloj krimi, pa marrë parasysh se kush është ky, pavarësisht  se kush është viktima. Është dashur një herë të fitosh këtë mandate, këtë të drejtë. Gjyqësori ynë është dash me qenë I vlerësuar se mundet të gjykojë këdo qoftë, që ka bërë krime në luftë, përfshrirë një serb. Nuk do të jetë I diskriminuar se është serb, por do të gjykohet në bazë të ligjeve të Kosovës për veprat që mund të ketë bërë. Përfshirë një shqiptar apo kushdo qoftë. Mosaftësimi I Kosovës deri në këtë shkallë ka lënë hapërsira për të interpretuar në mënryra të ndryshme të atyre që kanë ndodhur në luftë dhe është e vështirë si të thuash se është e padrejtë të shqyrtosh ngjarje të cakuara ,ta zëmë, është e padrejtë që më kanë thirrur dhe më kanë Megjithatë ligji shqyrton. Defekti është para se të mbërrijmë këtu .  Do të thotë nuk mund tash të thuash  a ka të drejtë Euleksi që shqyton një incident apo një ngjarje. Unë besoj se Gjykata do të vendosë në pafajësinë e zotërinjve të cilët janë sot të akuzuar. Dhe besoj shumë se nuk kanë ndodhur krime që ata akuzohen. Çka është më e keqja për ne, është se ne nuk kemi krijuar gjyqësor tonin. Nuk kemi arritur të themi se nuk ka lidhje kush është, është  vëllai, Axha, është komandanti është kryetari I shtetit. Ligji është ligj. Ne duhet të shkojmë nga krijimi I gjyqësorit nga krijimi I ligjit në Kosovë I cili na jep të drejtat tI themi  tjetrit ,ne bëjmë ligjin në vendin tonë. Nuk ka nevojë të vijë dikush të na trajtojë cilëndo etapë të jetës sonë që në e bëjmë.

Ndërsa për fushatën për zgjedhjet e 3 Nëntorit, për pushtetin lokal dhe për platformën që do të ndjeki dhe koalicionet Haradinaj tha: Ne kemi një koalicion me Lidhjen Demokratike të Dardanisë, që udhëhiqet nga Nexhat Daçi ,kryetar i Kuvendit më përpara. Jemi në koalicion me grupe të organizuar qytetare në disa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›