Kolina për racizmin në stadiume: S’kemi ç´të bëjmë!
Sipas Pierluixhi Kolinës, kjo ide bie ndesh me rregulloren aktuale, e cila ua ngarkon këtë përgjegjësi atyre që merren me rendin publik në stadiume. Sipas rregullores, ashtu si në kampionatet e tjera europiane, gjyqtari është vetëm një nga hallkat e grupit përgjegjës për mbarëvajtjen e një ndeshjeje, së bashku me të dërguarin e UEFA-s, përgjegjësin e stadiumit dhe përgjegjësin e ndeshjes.“Në këtë situatë, për momentin është e pamundur të ndërpritet një takim me një vendim të pavarur vetëm nga ana e gjyqtarit. Megjithatë, nëse rregullorja ndryshohet, atëherë mund t’ia japim gjyqtarit edhe këtë përgjegjësi”, pohoi Kolina.