Kollozi prezantohet sot në krye të ALUIZNI-t
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha shkarkoi dje zyrtarisht nga detyra e kreut të ALUIZNI-t z.Shaban Memia. Në vend të tij, kreu i qeverisë emëroi ish-deputetin e PD-së, z.Ardian Kollozi i cili do prezantohet sot në institucion. Kjo lëvizje e z.Berisha erdhi pas një përplasjeje mes z.Memia dhe vartësit të tij Ferdinand Shehu, ish-kreu i legalizimeve të Tiranës, për shkak se ky i fundit kishte punuar në ish-Sigurimin e Shtetit gjatë kohës së diktaturës. Rikthimi në punë i Shehut nga ana e kryeministrit detyroi z.Memia që të jepte dorëheqjen nga posti i tij, dorëheqje e cila u firmos nga kryeministri Berisha vetëm dje, duke emëruar në vend të tij z.Kollozi.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)