E Diel, 1 Nëntor 2026

James Cameron në pikën më të thellë në planet

Regjisori i njohur James Cameron është lëshuar në pikën më të thellë në planetit, 11 kilometra nën sipërfaqen e Oqeanit Paqësor. Regjisori i Titanikut dhe Avatarit por edhe shumë filmave të tjerë të njohur përdori nëndetëse e dizajnuar posaçërisht ‘Deepsea Challenger’ me të cilën e lëshua në ujërat e oqeanit.

Cameron kaloi 2 orë e 37 minuta nën ujë duke eksploruar dhe xhiruar zonën Mariana Trench e cila gjendet 320 kilometra nën jugperëndim të ishullit paqësor Guam.

Para tij, kjo i kishte shkuar përdore vetëm inxhinierit zviceran Jacques Piccar dhe oficerit amerikan Don Walsh të cilën në vitin 1960 kaluan vetëm rreth 20 minuta në pikën e njëjtë por nuk ia dolën të shohin shumë sepse nëndetësja e tyre mblodhi shumë rërë nga fundi i detit.

James Cameron është i dashuruar në oqeanografinë qysh nga fëmijëria dhe tashmë 72 herë është lëshuar në thellësi të mëdha prej të cilave 33 herë deri tek gërmadhat e Titanikut për nevojat e filmit të tij të xhiruar në vitin 1997.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›