Masat e ashpra për Greqinë, Trojka në PE: Nuk ka ilaç tjetër
BRUKSEL - Trojka ka dhënë dje shpjegime në Parlamentin Evropian, lidhur me efektivitetin e masave të ashpra të kursimit që po zbatohen
në Greqi.
Komisioneri për Çështjet Ekonomike, Olli Rehn theksoi se Greqia ka dy pika të dobëta si "thembra e Akilit", që sipas tij janë administrata dhe mungesa e konsensusit të gjerë politik. "Ne duhet të njohim progresin e bërë nga Greqia dhe t'i japim asaj mundësinë për të zbatuar reformat," tha Rehn. “Ritmi i reformave dhe rregullimi fiskal nuk është i mjaftueshëm për të për të mbushur boshllëkun në konkurrencën", shtoi komisonieri, duke bërë thirrje për "përpjekje të mëtejshme". "Kriza është rezultat i politikave të papërgjegjshme të ndjekura për shumë vite në Greqi", tha Rehn, i cili shtoi se e keqja mund të shmanget në sajë të solidaritetit evropian. "Shmangni katastrofën sociale", theksoi ai, duke shtuar se situata mbetet e vështirë. Si u shpreh Rehn, "nuk mund të fajësohen huadhënësit dhe Komisioni Evropian, të cilët nxituan për të ndihmuar Greqinë, kur dëmi ishte bërë tashmë".
Anëtari i bordit të BQE, Joerg Asmussen deklaroi se zbatimi i programit grek ka rrezik të lartë. "Nuk është sekret të themi, se programi grek i nënshtrohet një rreziku tejet të lartë të zbatimit", tha Asmousen. "Programi mund të arrihet vetëm duke ulur kostot e pagave në sektorin privat dhe duke adresuar shtrembërimet në tregun e brendshëm. Pa konsensus të gjerë politik për ndryshime të dhimbshme, por të nevojshme, ka rrezik të konsiderueshëm që projekti të prishet", tha ai.
Nga ana e saj Trojka siguroi se "programi do të dështojë në qoftë se nuk ndalet evazioni fiskal në Greqi".
Të ballafaquar me kundërshtimet e grekëve dhe disa deputetëve, kryesisht të majtë, dje në Bruksel, udhëheqësit e Trojkës kanë raportuar se reduktimi i pagave në Greqi është një parakusht për përmirësimin e aftësisë konkurruese të ekonomisë greke. Ata nuk përjashtuan mundësinë e reduktimit të mëtejshëm të tyre, sepse, siç sqaruan, Greqia ka shëruar vetëm 50% e konkurrencës së humbur në vitet e fundit, për shkak të rritjes së pagave. Trojka pohoi se “ilacet e ofruara për shërimin e Greqisë janë shumë të hidhura, por nuk ka asnjë mënyrë tjetër”.