E Diel, 1 Nëntor 2026

Koloneli, Sandrit: “Kush bën sh… në det, e ha në gjellë”Nga Antena brenda familjes Sandri dje ndjehej triumfues. Më në fund kishte qetësuar doktorin me problemet që i hapi koloneli në pension për ujërat me Greqinë. Nuk e mbante vendi duke folur me t

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Koloneli, Sandrit: “Kush bën sh… në det, e ha në gjellë”Nga Antena brenda familjes

Sandri dje ndjehej triumfues. Më në fund kishte qetësuar doktorin me problemet që i hapi koloneli në pension për ujërat me Greqinë. Nuk e mbante vendi duke folur me të gjithë dhe duke i njoftuar të shikonin specialen e lajmeve në TV Klan me titullin “Hedh një pensionist një gurë në lum녔. Siç dihet, kjo fjalë e urtë popullore vazhdon me fjalinë “dhe njëqind të mençur s’e nxjerrin dot”.

I telefonoi doktorit.

- E pe doktor ç’i bëmë atij plakut, e shkatërrum fare. As e lamë të hapte gojë. E bëmë dhe speciale sot. Kemi pasë gjithë ato telefonata. Na mori Ilir Meta nga Italia, na tha bravo u qoftë. Morën dhe nga LSI. Dhe këta të Ministrisë së Jashtme na morën në telefon. Na shpëtuat thanë. Ishte e fortë ajo. Po dhe Fevziu i qëndroi fort. Nuk e la të hapte gojën për asgjë. E kishim bërë plan të bukur shumë.

- Sandër, e pashë. Shumë mirë d.m.th, se në fakt i duhej mbyllur goja. Dhe Fevziu e kapi shumë mirë që në fillim kur e tha çfarë ujërash na ka marrë Greqia kur ne s’e kemi ndarë ende kufirin, d.m.th s’ka kufij.

- Po pra. E bëmë planin e bukur. I thamë atyre të Shtabit dhe na sollën një kolonel tjetër që rrinte në regji me mua dhe fusnim hartat sa herë i duheshin kolonelit tonë. E mbytëm fare atë. Sidomos tek Gjiri i Sarandës. Kur ia lexuam nga fjalori enciklopedik, aty s’kish nga luante.

- E pashë Sandër. E bëtë mirë shumë d.m.th. Kjo kishte rëndësi se ai ka bërë shumë dëm, ka ngritur Shqipërinë në këmbë. Dhe në fakt duhet hetuar pse e ka bërë këtë.

- E di unë pse e ka bërë doktor. Seç i paska ngelë qejfi me këta ushtarakët se një vartëse që ka pasë ai, e paskan bërë drejtoreshë dhe ky ka dashtë t’i tregojë asaj që ia hedh poshtë punën. Seç ka dhe ca probleme të tjera ky doktor. Qenka dhe këngëtar më duket. Nuk e di, duhet parë mos ka qenë dhe bashkëpunëtor sigurimi.

- Sandër, ka rëndësi të ritransmetohet ai se s’bën.

- Jo i gjithë doktor, se në shumë raste ai spekuloi dhe ia mbylli gojën Fevziut dhe atij kolonelit, por do presim vetëm rastet kur e sulmon Fevziu me kolonelin dhe ia japim ritransmetim. I heqim fare lajmet e fundit, japim vetëm atë. ǒi duam lajmet se kot janë.

- Mirë Sandër, shumë mirë e keni bërë këtë punë, d.m.th duhej bërë kjo.

- Fevziu u nxeh shumë dhe pas debatit. Se ishte legen ai doktor. E di si i tha Fevziut o? E prisja këtë nga ty, tha, se më kanë thënë që je nip në Toptan, dhe Esat Pashë Toptani këtë punë ka bërë, ndaj hëngri koqen e plumbit. U nxeh Fevziu shumë në fakt. Dhe s’kishte ç’të thoshte. Se po të thoshte s’jam nip i Esat Pashë Toptanit, humbet ato pronat, të thoshte jam, ishte problem dhe u nxeh shumë. Në fakt bëri sikur s’e dëgjoi dhe mori telefonin e po fliste me njërin. Seç po i thoshte që do merrte vetë Papandreun t’i thoshte që mos ki merak se kjo zhurma është kot. E mbyllëm ne këtë debat. Dhe po i bënte të fala nga ty. U nxeh koloneli prapë, i tha mor mashtrues, pse mo shqip flet me Papandreun ti. Pastaj u nxeh dhe Fevziu dhe i tha, ore ti mua më përgjon me kë flas. Çfarë njeriu qenke ti. Mirë ujët e detit, po dhe muhabetet në telefon do na masësh. Ishte i bezdisshëm ai doktor. Le që ishte k... fare kështu, ç’nuk na ka bërë. Jo e dua direkt, pa regjistrim tek e tek... po atë të regjisë nuk e kuptonte, ia futëm mirë aty.

- Mirë Sandër, shumë mirë e keni bërë këtë punë d.m.th, duhej bërë kjo..

- Po që mori prapë sot në telefon dhe më tha pse keni vënë atë titull lajmesh “hedh një pensionist një gur në det...”. Ik o legen, i thashë. Pse ç’do ti të vëmë, të të mburrim për ato idiotësitë që thua. Po ishte shumë pis. E di ç’më tha o: Zoti Frangaj, ju po ndyni detin, po siç ka thënë populli tha: “kush bën shurrën në det, e ha në kripën e gjellës”. Ishte shkërdhatë kështu. Po e bëmë mirë këtë doktor. Na doli shumë mirë. Dhe Fevziu ishte i kënaqur. Dhe në fakt më tha pas emisionit, ç’është kjo qeveri, tha, mos të isha unë, na vuri para një pensionist. Dhe ka të drejtë në fakt. Dhe ai Imami kot e hapi këtë muhabet. Ia thashë dhe dje se takova atë Fazlliçin, seç do të futet tek tenderi i armatimit që do bëjë ky tani. Kishte folë dhe me ty. Dhe ia kështu tha. Më mirë mos të ishte futur fare qeveria në këtë lojë, më tha.

- Mirë Sandër, shumë mirë e keni bërë këtë punë d.m.th duhej bërë kjo. Se po prishte shumë punë d.m.th. Po më vinin letra nga Kosova, Maqedonia, diaspora, po më thoshin pse po na shet detin tek Greqia. Tani sa herë marrin, u them shikoni emisionin e Fevziut se e ka sqaruar. Na duhej patjetër kjo gjë. Dhe prit se harrova. Dhe eshtrat e Esat pash Toptanit kemi për t’i sjellë, se kam harruar t’ia them Fevziut. E meriton këtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›