E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i në veri brenda pak javësh

Ndonëse nuk ka datë të caktuar për hapjen e zyrës së EULEX-it në këtë pjesë të vendit, zyrtarë të misionit kanë theksuar për të përditshmen Koha Ditore, se kjo pritet të ndodhë brenda javëve të ardhshme. Po ashtu, planifikohet që pjesëtarët e misionit fillimisht të vendosen në ndërtesën e policisë.

“Plani është që zyra e EULEX-it në veri të hapet në javët e ardhshme, në ndërtesën e Stacionit të Policisë së Kosovës në veri. Pastaj do të zhvendosemi në një lokacion më të mirë, porsa të gjejmë një objekt të përshtatshëm në Mitrovicë. Institucionet e tjera të BE-së do të bashkëngjiten në mënyrë të avancuar”, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it, Christophe Lamfalussy. (telegrafi/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›