E Diel, 1 Nëntor 2026

Në janar çmimet e energjisë për familjarët do të rriten 21% Nga TemaÇmimet e energjisë do të rriten dhe Enti Rregullator i Energjisë është i vendosur të mos kthejë mbrapsht kërkesën e kompanisë së shpërndarjes. Të dhëna zyrtare saktësuan dje se fasha

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Në janar çmimet e energjisë për familjarët do të rriten 21% Nga Tema

Çmimet e energjisë do të rriten dhe Enti Rregullator i Energjisë është i vendosur të mos kthejë mbrapsht kërkesën e kompanisë së shpërndarjes. Të dhëna zyrtare saktësuan dje se fasha e energjisë që do të paguhet me 7 lekë për kw/orë do të jetë 210 kw/orë nga 300 kw/orë që ishte. Në bazë të vlerësimeve çmimet e energjisë elektrike do të jenë rreth 21% më të mëdha në janar të vitit që vjen. Enti Rregullator i Energjisë është i detyruar të pranojë rritjen e çmimeve, edhe për shkak të faktit që qeveria shqiptare ka rënë dakord me kompaninë e shpërndarjes së energjisë në momentin e privatizimit të saj nga kompania çeke, CEZ. Qeveria shqiptare dhe kompania e shpërndarjes pranuan se çmimet e energjisë duhet të rriten, por kjo gjë duhet të ndodhte pas vitit 2009 dhe do të vazhdonte gradualisht për pesë vite. Viti i tanishëm u përjashtua nga rritja e çmimit, me shumë gjasa për shkak të zgjedhjeve. Me uljen e sasisë së energjisë që do të shitet me 7 lekë për kw/orë për konsumatorët familjarë me rreth një të tretën familjarët do të paguajnë tashmë çmime shumë të larta edhe për gjërat më të domosdoshme, si ndriçimi apo gatimi. Në bazë të vlerësimeve sasia e energjisë prej 210 kw/orësh është e barabartë me ndriçimin e dy llambave nga 5 orë në ditë dhe të dy prizave për gatim ose ngrohje dushi nga 2 orë në ditë. Padyshim që kjo do të rëndojë vetëm mbi shtresën e varfër të shoqërisë që shpenzon 300 kw/orë energji në muaj dhe që në bazë të të dhënave të kompanisë së shpërndarjes së energjisë arrin në 76% të totalit të klientëve familjarë të korporatës. Kjo kategori do të jetë më e prekura nga çmimet e reja të energjisë, por edhe gjithë familjet e tjera që bëjnë pjesë te 24 përqindëshi që mbetet do të paguajnë po ashtu më shtrenjtë. Çmimeve të reja të energjisë nuk iu duhet shtuar vetëm vlera, me të cilën rriten, por edhe tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili është 20%. Kjo do të thotë se rritja e çmimeve do të jetë vërtet e ndjeshme. Në njëfarë mënyre nga rritja e çmimit përfiton, jo vetëm kompania e shpërndarëse, por edhe qeveria shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›