E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koloneli qe vuri themelet e ushtrise se Kosoves

23-09-2010 / Nga Shpend Shala epror ushtarak

Pervjetor - Kolonel Ahmet Krasniqin Ministrin e pare te Mbrojtjes se Republikes se Kosoves e vrane tinezisht ne Tirane me 21 shtator 1998

Kjo akademi perkujtimore po mbahet me rastin e 12 - vjetorit te vrasjes se Ministrit te Pare te Mbrojtjes te Republikes se Kosoves kolonel Ahmet Krasniqit e ne sot me krenari po e perkujtojme Komandantin e pare te Forcave te Armatosura te Republikes se Kosoves perkatesisht Ministrin e Pare te Mbrojtjes qe e kishte Republika e Kosoves.
Tani ne kete pervjetor shihet me se miri se plumbi kurre nuk mund ta vrase individin plumbi i tradhtareve e pengoi vetem ecjen e Ahmet Krasniqit drejt fitores se lirise por kurre nuk ka mundur ta vret madheshtine dhe famen e tij. Se fama e nje oficeri te karrieres ishte fama qe pat koloneli yne i nderuar dhe i paharruar per te gjalle dhe tani kjo fame e ngriti Ahmet Krasniqin deri ne Hero i Kosoves edhe per te vdekur.
Pikerisht ajo dore qe shtiu mbi Ahmet Krasniqin ne mes te Tiranes ku nuk duhej te ndodhte shtiu edhe ne fushebetejat edhe ne prag lirie edhe ne lirine e Kosoves. Po ai plumbi antishqiptar e coi ne perjetesi edhe Salih Cekajn nenkryetarin e Deges se LDK-se ne Gjermani dhe komandantin e betejave te famshme ne Koshare padyshim njeriun qe luajti rol me rendesi ne krijimin dhe organizimin e berthamave te para te Ushtrise Clirimtare te Kosoves pastaj tradhtia do te ndryshoje formen e veprimit por rruga e krimit te zi do te veshi me zi edhe shume familje shqiptare. Me nje fjale do te filloje gjuetia e shtrigave e cila do te vazhdoje edhe ne kohe paqeje edhe ne dite lirie duke vrare komandant Drinin pastaj komandantin e Dukagjinit Smajl Hajdarajn luftetarin dhe komandantin Uke Bytycin e deri te kolonel Tahir Zemaj si dhe nje varg emrash e personalitetesh te tjera qe ne keto caste perkujtimi nuk po i permendi.
Sado qe keto vrasje keto krime ishin te medha ishin te renda dhe jo vetem qe shkaktuan dhembje por deshen te lene vakum institucional megjithate sic thashe edhe ne fillim Fama nuk vritet ajo i coi proceset perpara dhe Kosova e fitoi pavaresine e saj per te cilen Kolonel Ahmet Krasniqi luftoi dhe punoi duke u bere edhe theror i kesaj pavaresie.
Tani Pavaresia e Kosoves erdhi ajo tashti eshte pjese e perditshmerise sone pjese e familjeve tona prandaj edhe ne me me krenari po e kujtojme kolonelin tone Ahmet Krasniqi.
Pasi ne jemi ne nje akademi qe i kushtohet personalitetit te shquar oficerit te karrieres kolonel Ahmet Krasniqit Ministrit te Pare te Mbrojtjes qe e pat Kosova e ndiej per obligim moral dhe profesional ti them dy fjale per njeriun dhe ushtarakun Ahmet Krasniqi i cili padrejtesisht u nda nga ne u nda nga ushtaret dhe u nda nga Kosova me 21 shtator 1998 atehere kur flaka e luftes pat perfshire cep me cep token e Kosoves.
Dihet se per krijimin e strukturave ushtarake te Republikes se Kosoves jane bere perpjekje qysh ne vitin 1993 por sic e dini ne ate kohe paten ndodhur burgosje masive te cilat per nje kohe e shtyne procesin e krijimit te ushtrise. Ideja per rikrijimin e Ministrise se Mbrojtjes te Republikes se Kosoves u perserit ne mars te vitit 1998 gje qe krijoi bazen e nje organizimi institucional te luftes clirimtare te popullit tone qe ishte nen roberine e atehershme serbe. Ne funksionin Minister i Mbrojtjes u caktua kolonel Ahmet Krasniqi nje atdhetar qe rridhte nga nje familje me tradita te larta te atdhedashurise dhe te trimerise. Ai ishte eprori ushtarak me pergatitje te larte profesionale.
Sic e theksuam edhe me lart forca te erreta dhe antikombetare per te penguar forcimin dhe zhvillimin e luftes se UCK-se ne terren e vrane kolonel Ahmet Krasniqin te vetedijshem se po ndikojne drejtperdrejt ne organizimin profesional te ushtrise ne frontet e luftes gje qe u vertetua me vone pasojat e te ciles i barten ne kurrizin e tyre luftetaret dhe popullsia e Kosoves ne pergjithesi.
Por dymbedhjete vjet me pare ne kohen kur okupatori barbar serb bente vrasje masive dhe terror te papare ne shkalle gjenocidi ne mes te Tiranes kriminelet vrane kolonel Ahmet Krasniqin i pari Minister i Mbrojtjes i Republikes se Kosoves. Dhe kjo ishte gjeja me e shemtuar tradhtia me e madhe qe pushtetaret socialiste te Tiranes po i benin Luftes se Kosoves jo duke lejuar por duke ia pergatitur atentatin Ministrit te Mbrojtjes. Vrasja e njerezve me ndikim ushtarak shqiptare ishte e planifikuar kete gje Serbia dhe sherbetoret e saje e benin me plan dhe me strategji. Ata e paten kolonel Ahmet Krasniqin ne shenjester qe nga fillimi i Luftes se hapur ne Kosove. Kjo ndodhte per te dobesuar Luften Clirimtare te Kosoves po me shume per te futur ndasi e percarje nder shqiptare per ti shtuar krimet dhe vrasjet ne mes ushtareve e pergjithesisht kunder shqiptareve.
Vrasja e Ahmet Krasniqit ushtarakut me te shquar qe e pat UCK-ja njeriut qe personalisht doli ne balle te luftes per pavaresine e Kosoves u be vetem e vetem per ta vrare Lirine e Kosoves. Ai ishte i guximshem prandaj u likuidua fizikisht sepse prania e tij ua verbonte syte sepse madheshtia e tij nuk arrihej prandaj nga cmira dhe urrejtja shtine mbi Njeriun e Madh te Kosoves qe pa asnje dyshim Ahmet Krasniqi ishte nder me te medhenjte qe pat Kosova.
Por atentati mbi Ministrin e Mbrojtjes dhe pikerisht ne mes te Tiranes ishte kulmi i provokimit masiv per ta corientuar luften dhe lirine e Kosoves. Kjo vrasje pat qellim per ta percare UCK-ne ashtu sic u perca permes ketij atentati te planifikuar qe pastaj krimi te shtrihet edhe ne frontet e Luftes edhe ne pragun e lirise por vazhdoi edhe ne vitet e pas
luftes deri sa erdhen vet ne pushtet per tia marre tashti edhe pasurine Kosoves.
E ritheksoj se vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit njeres nga figurat me markante te Ushtrise se Kosoves jo vetem qe e pengoi ngritjen dhe zhvillimin e saj mbi konceptin institucional por ndikoi negativisht ne percarjen e strukturave te UCK-se dhe filloi nje lufte likuidimesh jo per te vrare serbe me te cilet ishin te hapura frontet por per ta eliminuar kreun ushtarak te Kosoves ne mesin e te cileve ne frontin e luftes u vrane edhe Salih Cekaj e Agim Ramadani kurse kulmi i ketij terrori do te arrihet me vrasjen ne liri te kolonel Tahir Zemajt per tu shtrire keto vrasje edhe ne rrafshin e personaliteteve te jetes politike. E shoh mbase te arsyeshme ta theksoj se kolonel Ahmet Krasniqi mbetet
personaliteti me tragjik i uniformes ushtarake te Ushtrise se Kosoves i cili ne funksionin e Ministrit te pare te Forcave te Armatosura te Republikes se Kosoves u vra ne Tirane ne kohen kur ne Kosove flaka e luftes clirimtare kishte perpire shumicen e territorit te saj. Per meritat e tij per Luften e Kosoves po sidomos per lirine dhe pavaresine e Kosoves ai eshte nderuar e respektuar nga Populli i Kosoves ai sot per te gjithe eshte Hero i Luftes dhe ne analet e ushtrise se Kosoves do te mbetet si i Pari Minister i Ushtrise se Kosoves dhe nuk do te shkon larg dhe do ta pranojne te gjithe se askush me shume se kolonel Ahmet Krasniqi nuk ka bere perpjekje per bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak ne mes te UCK-se dhe te Forcave te Armatosura te Republikes se Kosoves.
Tani Kosova Jone pa asnje dyshim do te integrohet ne bashkesine e kombeve
te lira dhe keshtu do te realizohet edhe endrra e kolonel Ahmet Krasniqit.

Fjala e mbajtur ne akademine perkujtimore per Ahmet Krasniqin mbajtur ne Tirane me 21 shtator

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›