Kthim ne piken zero
Duke njohur percmimin e tij te gjithanshem dhe te vertetuar jo pak here edhe publikisht per politikanet per gazetaret per artistet per demokratet per maloket per te huajt nuk kemi pse te mos besojme se ai mund te mos percmoje njesoj si ne rini edhe socialistet. Jo vetem braktisja por edhe thjesht paralajmerimi i mospjesemarrjes ne zgjedhje eshte percmim per gati 700 mije votues te PS-se. E kete nuk ka guxuar ta beje as Berisha ne 1997
Nga Edmond Arizaj
Paralajmerimet e dukshme qe vijne nga kreret e Partise Socialiste jane rifillimi i protestave dhe mospjesemarrja ne zgjedhjet lokale. Edhe takimezat qe po ben kryetari socialist ne rrethet e vendit duket se jane ne sherbim te kesaj ideje shkundjen e elektoratit nga topitja e veres dhe ripergatitja e tij per riperballjen ne rruge per rikerkimin e rihapjes se kutive. Kerkesa e vjeter behet nen nje moto te re jo shume te bere publike nuk kerkohet largimi i Berishes kryeminister por zgjedhjet e parakohshme. Ndersa ne sfond eshte edhe paralajmerimi i perdorur kater vjet me pare per mospjesemarrje ne zgjedhjet vendore.
Per teorine e braktisjes se zgjedhjeve lokale mund te ngrihen disa hipoteza. E para dhe me e mundshmja eshte se kemi te bejme me nje blof. Logjika e do te mendohet se nje parti e madhe si ajo socialiste nuk mund te ndermarre veprime abstrakte sidomos kur ato jane te pajustifikuara mire ne syte e elektoratit te saj. Per me teper qe PS eshte sot drejtuese ne qytetet kryesore te vendit dhe nje deklarim i tille mund te perkthehet edhe si frike nga humbja.
Dhe ketu vijme ne teorine e dyte kur friken me te madhe per humbjen mund ta kete vete kryetari i partise njekohesisht edhe kryebashkiak i kryeqytetit. Te 20 mije votat qe ishin plus ne zgjedhjet e fundit lokale mund te mos ekzistojne me apo me keq akoma mund te ndryshojne kah.
Te gjitha deshtimet e kryesocialistit gjate viteve qe ai e ka marre kete post te gjitha humbjet e tij perballe Berishes te gjitha veprimet e tij pak ortodokso-socialiste jane vota qe mund te shenohen si te humbura. Ne thesin e votave me kryq mund te futen edhe ato te kryeqytetasve apolitike te deshiruar per nje qytet te jetueshem por te denuar te frymojne ne nje fole termitesh. Kjo pasqyre e situates te con ne teorine e trete pak te mundshme por duke njohur kryetarin e PS-se jo te pabesueshme.
Nese me kanalet e tij te sondazheve kryebashkiaku aktual bindet perfundimisht se beteja per Tiranen nuk do te jete e tij per here te katert e ka shume te thjeshte qe te inskenoje edhe dhjete arsye per te mos marre pjese ne to.
Jo vetem ai por e gjithe Partia Socialiste. Ne kete rast jo vetem qe nuk rrezikon humbje pas humbjesh por madje fiton edhe nje krize me shume te cilen i duhet vetem ta menaxhoje ne favor te tij. Duke njohur percmimin e tij te gjithanshem dhe te vertetuar jo pak here edhe publikisht per politikanet per gazetaret per artistet per demokratet per maloket per te huajt nuk kemi pse te mos besojme se ai mund te mos percmoje njesoj si ne rini edhe socialistet.
Jo vetem braktisja por edhe thjesht paralajmerimi i mospjesemarrjes ne zgjedhje eshte percmim per gati 700 mije votues te PS-se. E kete nuk ka guxuar ta beje as Berisha ne 1997.
Per paralajmerimin e protestave duket gjithcka e qarte. Ne Partine Socialiste pervec shkrirjes se pritshme te kryetarit te saj me nje parti qe solli ne zgjedhjet e fundit vetem 10 mije vota nuk ka ndryshuar asgje. Nuk eshte mesuar asgje nga nje vit beteje me mullinjte e eres. Nuk eshte kuptuar asgje nga sterlodhja dhe rraskapitja e militanteve. Nuk eshte pervetesuar asgje nga dhjetera deklarimet e nderkombetareve.
shte afermendsh qe elektorati socialist e ne radhe te pare militantet kerkojne ardhjen ne pushtet madje edhe me forma qe u ka kaluar koha. Por kur te zgjedhurit e saj dhe i zgjedhuri i madh nuk kane bere asgje per te brejtur themelet e kesaj qeverie militantet ne protesta maksimumi mund ti thyejne xhamat copat e te cileve bien serish mbi kokat e tyre figurativisht.
Atehere pse kreret e PS-se paralajmerojne protesta per te njejten ceshtje qe protestuan deri me greve urie e per te cilen u kthyen ne zgjidhjen qe u eshte dhene nje vit me pare
Ndoshta dhe ketu vijme ne paralajmerimin e fundit por jo shume te bere publik kete radhe PS do te protestoje dhe do te kerkoje me se shumti zgjedhjet e parakohshme. eshtja e kutive akuzat per korrupsion niveli i jeteses tashme jane hedhur si sloganet paralajmeruese te kerkeses per zgjedhjet e parakohshme.
Vecse ne kete rremuje idesh e bardhesi aksionesh te verteta politike mbetet e paqarte se cfare kerkon realisht kryetari i PS-se vertetesine e humbjes se zgjedhjeve te pergjithshme sigurine se do te jete serish fitues i Tiranes zgjedhjet e parakohshme apo ceshte me kryesorja fitimin e statusit te liderit opozitar.
Deri tani te gjitha betejat e tij kane rezultuar te humbura dhe nuk ka asnje te dhene se ai do te fitoje gjithcka ne nje dore. Kthehemi serish ne piken zero
Marre nga Koha Jone