E Diel, 1 Nëntor 2026

Baroneshat angleze dhe bariu i PS-se

Ish-Presidenti francez Sharl de Gol ka thene Ne politike eshte e nevojshme te tradhtosh ose vendin ose elektoratin tend. Une parapelqej te tradhtoj elektoratin. Kete lloj filozofie kryetarja e Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar Baronesha Helene Hayman e percolli me fjale te tjera nga foltorja e Parlamentit shqiptar jo vetem per deputetet e pranishem por nepermjet mediave per te gjithe publikun duke theksuar vec te tjerash Iinteresi kombetar eshte shume me i rendesishem se partia dhe institucioni i Parlamentit eshte me i rendesishem sesa njerezit ndarjet ne te. Ajo tha gjithashtu Parlamenti ka nje rol kryesor ne shtetin demokratik dhe se ai eshte forumi i kombit. Ne kete kontekst - vazhdoi me tej znj. Hayman - menyra se si ne si parlamentare sillemi eshte tejet e rendesishme Por sjellja e mire eshte e rendesishme per arsye te tjera gjithashtu. Ajo do te thote te degjosh me respekt pikepamjet e atyre me te cilet nuk jemi dakord dhe ne fund te debatit te pranosh vendimet e mazhorances sado te papelqyeshme qofshin ato Natyrisht keto thenie nuk perbejne shprehje te rralla filozofike por jane artikulim i sinqerte i disa keshillave miqesore te bazuara mbi nje nga eksperiencat me te mira te botes perendimore per funksionimin e demokracise dhe institucioneve te ndryshme te shtetit ligjor sikunder eshte ajo e Britanise se Madhe qe deri ne fillim te shekullit te kaluar ka qene kryeqendra e gjithe botes. Por shprehje te tilla filozofike te cilat ne fakt jane me mijera mund ti degjojme edhe nga goja e politikaneve qe duan te shesin mend dhe jo te falin eksperienca. Problemi eshte se ketyre lloj politikaneve u mungojne eksperiencat konkrete qe te materializojne dhe ti meritojne per ti artikuluar keto lloj theniesh. Ne kete rast kemi te bejme me demagogji politike dhe tendenca per te manipuluar te verteten sic ka ndodhur per gati 50 vjet te regjimit komunist ne Shqiperi ku postulatin Atdheu mbi te gjitha e kishin zevendesuar me shprehjen marksiste Partia mbi gjithcka. Reminishenca te kesaj lloj filozofie politike vazhdojne te konstatohen ende ne politiken e sotme shqiptare kryesisht tek pinjollet e ish-byroisteve e punisteve te djeshem te strehuar ne Partine Socialiste me ne krye Edvin Ramen. Kjo eshte arsyeja qe Baronesha Helene Hayman synoi te terhiqte vemendjen ne menyre diplomatike per ate pjese deputetesh qe vene interesat e Partise Socialiste mbi interesin kombetar te Shqiperise demokratike. Kuptohet per ke bien kembanat ne kete rast. Per ate qe baronesha tjeter angleze Catherine Ashton me cilesine e Perfaqesueses se Larte per Politiken e Jashtme dhe Sigurine ne BE ne 19 shkurt te ketij viti gjate nje vizite disaditore qe pati ne disa vende te Ballkanit do ti thoshte ne menyre te drejtperdrejte Edvin Rames Me duhet te them me sinqeritet se jam mbeshtetese e forte e dialogut politik dhe jo e bojkotit si rruge per te gjetur zgjidhje politike. Fakt eshte se per muaj me radhe qendrimet dhe veprimet radikale te Partise Socialiste me bojkotim te Parlamentit protesta dhe greva urie ua kishin sjelle ne maje te hundes jo vetem shqiptareve por edhe nderkombetareve. Nderkohe qe Baronesha Ashton fliste per politiken shqiptare nga kryeqyteti i Serbise ne Tirane kishte mberritur nje delegacion i larte i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes i drejtuar nga Presidenti i kesaj asambleje Mevlut Cavushoglu ironizuar prej Rames si mysafiri turk qe e keshilloi kreun e PS-se ti drejtohej Komisionit te Venecias lidhur me kerkesen e tij per hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Me 23 shkurt diten e largimit te delegacionit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes Rama u keshillua ne te njejten menyre ne Tirane edhe nga presidenti i Socialisteve Evropiane Hanes Svoboda por reagoi me shperfillje ndaj te gjitha sugjerimeve te bera nga nderkombetaret. Deri tani pas darkes tek Krokodili ka reflektuar ne menyre formale vetem ne mosbojkotimin e Parlamentit nga grupi parlamentar i PS-se nderkohe qe vazhdon me histori te vjetra dhe te reja per te destabilizuar situaten politike ne vend ne funksion te permbushjes se ambicieve te tij per pushtet duke vepruar keq ne momentin e papershtatshem apo duke mos vepruar mire ne kohen e duhur. Edhe deklarimi i tij me i fundit per tiu drejtuar Komisionit te Venecias per nje opinion lidhur me hapjen e kutive te votimit ne nje kohe qe sic thone specialistet jane djegur te gjitha afatet ligjore dhe mundesite praktike deshmon per papergjegjshmerine e tij politike si kryetar i Partise Socialiste ndaj interesave te vendit duke e shfrytezuar gjithe potencialin e grupit parlamentar te kesaj force politike per te penguar ecjen tone perpara. do dite qe shkon e ben edhe me te qarte qendrimin e tij djallezor te maskuar shpesh me frazeologji populiste per te perfituar nga destabilizimi politik i qeverisjes dhe jo nga zhvillimi apo integrimi i pergjithshem ekonomiko-shoqeror i vendit tone ne familjen e perbashket evropiane. Ky nuk eshte qendrim opozitar por qendrim armiqesor. Ne momentet aktuale kur Shqiperia pret nga dita ne dite liberalizimin e vizave me vendet e zones Shengen dhe marrjen e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian eshte i pajustifikueshem cdo qendrim indiferent e mosbashkepunues edhe nga individe te caktuar jo me nga nje force e tere politike me mbi 45 per qind te deputeteve te Parlamentit. Gjate nje viti kalendarik duke filluar qysh nga konstituimi i kabinetit qeveritar Berisha 2 jane bere perpjekje te jashtezakonshme nga ana e mazhorances per te permbushur kriteret dhe kushtet e proceseve me te fundit integruese nderkohe qe per te gjithe kete periudhe Rama e grupi parlamentar i Partise Socialiste jane marre me hallet e veta. Megjithate pavaresisht shkopinjve nen rrota te Rames Brukseli deklaron se keto kerkesa integruese jane plotesuar me se miri fale punes dhe perpjekjeve te jashtezakonshme te qeverise dhe mazhorances aktuale ne Shqiperi. Pikerisht ne momentin qe Brukseli premton tu jape shqiptareve ate qe kane kerkuar dhe enderruar prej vitesh kreu i PS-se po pergatitet te rrezoje qeverine me protesta per tua prishur kete gezim bashkekombesve te tij. Besoje se nuk eshte e veshtire te kuptohet qe ky vleresim evropian per Shqiperine eshte ne te njejten kohe dekorate per qeverine. Nuk e di nese do te kete njeri normal pervec deputeteve te tij qe i ka mbyllur si bagetia ne vathe qe mund tia justifikojne jo me tia falin kete qendrim antishqiptar Rames. Politika nuk eshte gje tjeter vecse pulsi i perbashket qe rreth - thote Uendell Filips. Dhe ne kete moment pulsi i perbashket qe duhet te rrahe eshte ai i integrimit dhe jo i protestave pa shkak te Edvin Rames. Kesisoj edhe ne Partine Socialiste duhet te rrahe pulsi kombetar dhe jo ai partiak per te cilin Aleksander Poup thote Shpirti partiak i cili ne rastin me te mire nuk eshte gje tjeter vecse cmenduria e shume njerezve per te fituar pak vete. Dhe ne kete pikepamje Edvin Rama eshte ndoshta njeriu me i pandreqshem ne bote. Por nuk mund te fitosh gjate vete nese ky fitim nuk buron nga mireqenia e pergjithshme kombetare e cila nuk vjen me minim politik por me integrim euroatlantik.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›