E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvin Rama vallezon me ujqerit

23-09-2010 / Redaksionale

As e merkura ne Kishen e Lacit nuk beri mrekulline per te qetesuar neurozen distrofike te kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Sidozot ne takimet e improvizuara me shtate ose tete vete ne Lac dhe Rreshen ai beri thirrje per xhihad protestash kundra qeverise sepse sipas tij qeverisja i ngjan gjithmone e me shume nje veprimtarie te mirefillte kriminale. Fatva akuzuese eshte se qeveria Berisha 2 eshte zhytur ne borxhe dhe prandaj cdo gje kundra fajdexhinjve te pushtetit eshte e lejueshme jo vetem protesta bllokime rrugesh dhe greva urie te paarsyeshme por edhe veprime radikale anti-qeveritare. Pranohet edhe dinamiti mina kunder-tanku per te permbysur qeverine.
Ndonese turi i ri anembane vendit i krye-socialistit Rama synon serish galvanizimin e strukturave te partise perpara zgjedhjeve lokale duke u bere lavazh truri me retorike aspak racionale dhe krejt emocionale. Si mjeshter i propagandes mediatike po merr masat kundra mendimit ndryshe duke korrur dhe perjashtuar vec me tre mungesa biografine politike 20 vjecare ne kampin e majte. Atyre qe u numeron mungesat ne regjistrin e drejtorit te institutit te M-L Gramoz Ruci as qe e con me mend per te kundershtuar. Disidenca majtas u ka ngelur te thinjurve Pellumbi Agolli dhe Mejdani.
Ky i fundit per shembull diten e djeshme doli kunder platformes drejtuese Rama pasi sipas tij rifillimi i protestave apo akteve radikale cmonton demokracine ne vend dhe favorizon elemente te turbullueshem. Bile ai shkoi me tej duke dhene se Perseritja e tyre nuk me duket rezultative madje jane shprehje e nje konsumi te panevojshem politik.
Mirepo ku konsum i perditshem i sherben profilit politik te Rames per ta kontrolluar deri ne molekulen me te fundit edhe ate pa ngarkese Partine Socialiste. Atij i intereson situata tensionuese pasi keshtu e ka me te lehte te etiketoje si te shitur te Berisha cdonjerin qe i del kunder. Prandaj thirrjet per rrezim te qeverise ashtu si pa te zot eshte ne skemen e konsumit te panevojshem politik. Gjithsesi eshte e qarte tashme se figura te ndryshme te PS-se po dalin hapur kundra platformes politike Rama dhe po shtyhen te kerkojne rruge te reja per drejtimin e Partise Socialiste duke kerkuar ndryshimin e levizjeve qe kuotat e veprimit te saj te mos mbeten ne kete fantazi politike.
Sidoqofte fantazia politike ne te majten shqiptare nuk mungon perderisa disa socialiste separatiste si Mejdani Blushi Harasani Bello Malaj mbeten vec ne konsum te deklaratave politike dhe nuk po angazhohen ne nje front te perbashket si nje anti-korp perkunder marrezirave te veprimeve apatride te Rames. Eumlshte fantazi te mendosh se Rama shqetesohet kollaj pa nje trysni te jashtme dhe brendshme partiake. Shpesh per ti mbajtur nen kontroll keta socialiste separatiste ai i ka angazhuar ata ne protesta e greva urie. Te njejten teknike dhe teknologji po perdor edhe sot ne prag te fillimit te fushates elektorale fillimisht me pak njerez dhe media qe ti amplifikojne ne edicionet e lajmeve pasi me hapjen e saj gjithcka behet me e lehte per eliminimin e krejt kundershtareve. Pas nje viti deshtues te aksioneve dhe pretendimeve te opozites ende nuk eshte bere ndonje analize as ndonje debat serioz kurrsesi per strategjine politike qe po ndjek ajo dhe as per taktikat ne funksion te saj. Nuk ka ndodhur nje gje e tille as per ate qe do te behet e pritet te ndodhe ne te pritshmen.
Gjithashtu marketingu politik i Rames eshte i zbuluar dhe funksionon me elemente te njejte bombardimi te perditshem mediatik me te njejtin ze e fytyre qe pas merzise e pas nakatosjes qe shkakton mesa duket sjell me pas dorezimin pa kushte te qytetareve eshte ky vetem ky nuk ka tjeter ky eshte me i miri...a thua se njerezia nuk i njeh bemat e Edvin Rames si administrator i munguar i nje qyteti te cunguar nga pallatet dhe hapesirat e gjelberuar si nje qytet i plehrave te kudogjendura.
Ne perfundim ekskursionet e mini-protestave neper rrethet e Shqiperise edhe njehere tjeter po demonstrojne se kemi te bejme me nje politikan pa ndonje vizion a alternative qeverisese. Oferta e tij politike nuk shkon me lart se prokuroria jakobine dhe asgjesimi i kundershtarit politik. Ky Rama njeriu i Politikes se re perfundimisht eshte shnderruar ne kohet e neolitit primitiv aty ku cili bertiste me fort ai edhe kishte te drejte.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›