Kolonjë, 179 dublikime në listat përfundimtare të zgjedhjeve
KOLONJE- Vetëm tre javë para zgjedhjeve të 23 qershorit,listat e votuesve në rrethin e Kolonjës vijojnë të jenë ende me probleme. Sipas të dhënave,ndonëse janë afishuar listat përfundimtare të zgjedhësve dhe ,pastrimi i listave duhet të kishte përfunduar ende figurojnë si të dubluar 179 persona.
Për nënkryetarin e bashkisë Dritan Jashari një pjesë e këtyre personave janë binjakë ndërsa egzistojnë edhe persona të tjerë që figurojnë dy herë votues në një qendër votimi. Jashari thotë se situata është shqetësuese dhe dhe e trashëguar nga zgjedhjet e kaluara ndërsa një shqetësim i tillë është përcjellë edhe në KZAZ-të apo instancat e tjera përkatëse.
Ndërkaq, sa i takon 100-vjecarëve dhe zgjedhësve pa adresë ,numri i këtyre personave në këtë rreth, ndryshe nga Korca dhe Pogradeci ka qenë i papërfillshëm.
(e.m/News24/BalkanWeb)