E Diel, 1 Nëntor 2026

Frikë se i merr pasurinë, burri i fsheh gruas në prag divorci 17 mln lekë

TIRANË- Para disa ditësh në drejtorinë e policisë Tiranë shtetasja M.N ka bërë kallëzim penal me shkrim se ish burri i saj H.L 35 vjec nga Tepelena me të cilin është në proçes ndarje i ka hequr kursimet me një vlerë prej 1 700 000 leke te reja nga një bankë e nivelit të dytë ku ishin depozituar dhe i ka kaluar ato në emër të motrës së tij shtetases E.L , me qellim që kjo shume lekësh të mos deklarohej si pasuri familjare e akumuluar gjate martesës së këtyre dy shtetasve.

Sektori kundër krimit ekonomik ka arritur të zbuloj transaksionin e kryer me qëllim fshehjen e të ardhurave dhe aktualisht ka referuar materialet hetimor ndaj 34 vjecarit për veprën penale të “Mashtrimit”.

Çifti nga martesa ka dhe dy fëmijë dhe nga shpjegimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore shtetasja M.N ka deklaruar se me të ardhurat që ka aktualisht nuk arrinte dot të siguronte mbijetesën e fëmijëve të saj dhe për një fakt të tillë ka denoncuar dhe fshehjen e të ardhurave nga ish bashkëshorti i saj, pasuri e cila pas divorcit duhet të përpjestohet.

Sipas nënës së dy fëmijëve një veprim i tillë i kryer nga babai i fëmijëve të saj është çnjerëzor
(e.m/BalkabnWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›