Kaçin: Krijimi i policisë për Ballkanin ide e mirë
PODGORICË- Raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Jelko Kaçin, deklaroi sot se do të ishte e dobishme për vendet e Ballkanit të krijonin një polici rajonale, e quajtur BALPOL, pasi ka qënë e qartë prej kohësh që krimi nuk mund të luftohet në mënyrë të sukesshme pa forcat policore.
Kaçin, gjithashtu, përshëndeti të gjitha përpjekjet që çojnë në forcimin e bashkëpunimit institucional në rajon, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar.
Ai vuri në dukje se grupet kriminale të krimit të organizuar janë akoma prezente në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe, fatkeqësisht, kanë një bashkëpunim të suksesshëm ndërkufitar.
''Kriminaliteti duhet të ndalohet. Një progres real në këtë luftë nuk mund të realizohet pa bashkëpunim efikas dhe të mirëkrijuar midis trupave policore dhe gjyqësore", deklaroi Kaçin duke cituar edhe shembullin e Darko Sariçit, bosit të drogës, i cili ende është në arrati.
(e.m/BalkanWeb)