Një i vdekur në një aksident në Elbasan, plagoset anëtari i Këshillit Bashkiak
Elbasan- Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasditen e sotme në një aksident të rëndë.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e ccka ka rezultuar fatal për drejtuesin e mjetit tip Ford me targa AA 991 AF, shtetasi Dashamir Leka i cili mësohet se është tregtar i armëve të gjahut.
Ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident, tip Benz me targa AA 523 BA, shtetasi Arben Porocani dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në rrezik për jetën në spitalin e Elbasanit.
Arben Poroçani është pedagog dhe anëtar i Këshillit Bashkiak në Elbasan megjithatë pritet konfirmim nga autoritetet policore.
Aksidenti mendohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe apo një parakalimi të gabuar. Mjetet janë përplasur ballë për ballë me njëra-tjetrën dhe njëri prej tyre ka përfunduar në kanal. Ngjarja ndodhi në aksin Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Paulesh.