E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti suplementar, Leskaj: Votë kundër

Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka deklaruar votën kundër të PS-së në buxhetin shtesë të këtij viti.  Sipas Leskajt, I ashtuquajturi buxhet është thjesht një demagogji e qeverisë, e cila nuk ka planifikuar asnjë ndihmë për shtresat në nevojë.

Sipas Leskajt, buxheti është thjesht një rregullim dhe rialokim I të ardhurave vetëm për disa sektorë të ekonomisë, duke lënë jashtë tij, fondet për shëndetësinë, arsimin, bujqësinë dhe ndërtimin e rrugëve rurale.

Buxheti suplementar i këtij viti pritet që sot të shoqërohet me debate të ashpra në parlament, për shkak të votës kundër të opozitës, e cila rithekson edhe një herë qëndrimin e saj në lidhje me mungesën e fondeve,dhe të politikave të munguara të qeverisë për shtresat më në nevojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›