Kolumbi, kapet nëndetësja e kokainës

Marina kolumbiane ka sekuestruar një nëndetëse që dyshohet se është ndërtuar për të trafikuar kokainë në Meksikë.
Mjeti lundrues 31 metra i gjatë u gjet i fshehur në një xhungël në zonën e Timbikuit, në jug-perëndim të Kolumbisë.
Zyrtarë të marinës deklaruan se objekti është nëndetësja më e sofistikuar që kanë gjetur deri më sot, në gjendje të notojë 9 metra nën ujë.
Sipas autoriteteve, ajo mund të mbante në bord tetë tonelata ngarkesë, katër persona dhe ishte gati për t`u nisur.
Komandanti i Forcave Detare, admirali Hernando Willis Velez ka deklaruar se nëndetësoja ishte pajisur me një sistem lundrimi të sofistikuar, që do t`i lejonte ekuipazhit të udhëtonte deri në Meksikë.