E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolumbi, përleshje mes policisë dhe gueriljeve ekstremistë

Bogota - Të paktën 7 policë dhe 25 rebelë humbën jetën pas një përleshjeje në provincën Cauca të Kolumbisë. Autoritetet lokale bëjnë të ditur se gueriljet e ekstremit të majtë sulmuan dje një automjet të policisë duke shkaktuar një përleshje të armatosur.

Një komandant i rebelëve, i njohur si "El Enano" ose "The Midget", mbeti i vrarë bashkë me gueriljet e tjerë gjatë luftimeve pranë qytezës Buenos Aires në provincën Cauca, deklaroi policia.

Forcat e sigurisë vazhduan ndjekjen e anëtarëve të grupit Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, të njohura si "FARC", deri në orët e vona të natës së kaluar, njoftoi policia.

Me mijëra njerëz vdesin, shpërngulen ose gjymtohen nga minat tokësore çdo vit në Kolumbi për shkak të konfliktit që nisi me lindjen e FARC në vitin 1960.

Rebelët, të cilët financohen nga paratë e trafikut të kokainës, pretendojnë se luftojnë për vendosjen e socializmit në këtë vend të Andeve. Ndërsa presidenti Alvaro Uribe është i njohur për mbështetjen që i bëhet nga Amerika për luftën kundër gueriljeve majtistë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›