E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: Turizmi, prioritet

Korçë - Në vijim të turit të tij elektoral në qarkun e Korçës kreu aleancist Neritan Ceka është ndalur në qytetin e Pogradecit. Gjatë takimit të zhvilluar me kandidatët që kryesojnë listën e AD-së për këtë qark dhe anëtarë të shtabit elektoral, Ceka është ndalur në prioritet e Aleancës Demokratike për këtë zonë.

“Ne kemi një projket të detajuar për zhvillimin e turizmit dhe për shfrytëzimin e kapaciteteve njerëzore dhe natyrore në zonat turistike. Në 4 vitet e ardhshme koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” do të investojë projketin e Aleancës Demokratike për një turizëm katër stinor”-u shpreh zoti Ceka. Duke vijuar më tej, kreu aleancist shtoi se përmisimi i infrastruktures, jo vetëm në vijën bregliqenore, por edhe në zonat arkeologjike dhe gjeomonumentet do të zhvillojnë turizmin kulturor në këtë zonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›