E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolumbi, vullkani merr jeten e 10 personave

Tragjedi natyrore ne Kolumbi ku aktiviteti i nje vullkani ka marre jeten e te pakten 10 personave. Sipas te dhenave nga vendi amerikano-latin, vullkani Nevado del Huila ka marre jeten e 10 personave, ndersa 4 te tjere rezultojne te zhdukur.  

Lajmin e ben te ditur ministri i Brendshem, Fabio Valencia, sipas te cilit, vullkani Huila qe ndodhet 5300 metra mbi nivelin e detit, ne qender te Andeve kolumbiane, e rinisi aktivitetin diten e enjte duke shkaktuar shume deme.


Mijera familje jane shperngulur, ndersa shume shtepi e infrastrukture publike jane shkaterruar. Kerkimet ne zone po vazhdojne, por forcat e shpetimit nuk munden te nderhyjne prane kraterit pasi nje gje e tille eshte shume e rrezikshme.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›