E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazen: Obama te punoje per paqen ne Lindjen e Mesme

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Abu Mazen i ka derguar nje mesazh presidentit te zgjedhur amerikan, Barak Obama.

Perfaqesuesi i palestinezeve ne Lindjen e Mesme i kerkon Obama-s te nise sa me shpejt punen per te finalizuar planin e paqes te iniciuar ne vitin 2003. Kerkesa e Mazen vjen pak dite pas publikimit ne shtypin izraelit te nje deklarate te Departamentit per Negociatat me Autoritetin Palestinez ne favor te inisiatives arabe per paqen.

Nderkohe, situata ne rajon eshte tensionuar serish, pasi diten e sotme palestinezet kane goditur me raketa qytetin izraelit te Sderot. Lajmin e ben te ditur nje burim lokal, sipas te cilit, nuk ka viktima apo deme materiale.

Nga ana tjeter, palestinezet akuzojne ushtrine izraelite per sulm ne Beit Hanun te Rripit te Gazes.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›