E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolumbia: Ne nuk do sulmojmë Venezuelën

Autoritetet kolumbiane kanë deklaruar se do të paraqiten në Organizatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas deklaratës për luftë të lëshuar nga presidenti venezuelian Hugo Chavez. Gjatë një fjalimi televiziv Chavez u bëri thirrje ushtarëve të tij që të përgatiteshin për luftë ndaj shtetit Kolumbian.
"Kolumbia nuk ka aspak qëllime lufte dhe synimi ynë është që të luftojmë trafikantët e drogës të cilët kanë dëmtuar popullin kolumbian gjatë gjithë këtyre viteve. Shteti ynë respekton të drejtat ndërkombëtare dhe është e gatshme të negociojë në mënyrë paqësore"- ka thënë zëdhënësi i presidencës në Kolumbi, Cesar Mauricio Velasques.
Marrëdhëniet mes dy shteteve fqinje që kur Chavez erdhi në pushtet kanë pasur gjithmonë ulje dhe ngritje, dhe duke qënë se shteti kolumbian ka krijuar aleancë me amerikanët, fqinjësia mes tyre është ftohur akoma më shumë .
Hugo Chavez prishi lidhjet me Kolumbinë dhe paralajmëroi se do të reduktonte 7 miliardë dollarë në marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta tregtare.
Të dyja qeveritë megjithatë kanë ambasadorët e tyre ne secilin kryeqytet dhe marrëdhënia e tyre tregatare ka vazhduar edhe pse me ritme më të ulëta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›