Nesër në Teatrin Kombëtar tragjedia “Elektra”
TIRANE- Trupa profesioniste e Teatrit Kombëtar do të sjellë të enjten përpara publikut tragjedinë e njohur greke Elektra, njëkohësisht premiera e parë e këtij teatri për këtë sezon artistik. Kjo shfaqje vihet në skenë falë një bashkëpunimi ndërkombëtar me regji të Andonis Filipit dhe koreografi të grekes Mariela Nestora. Roli kryesor do të interepretohet nga aktorja e madhe Luiza Xhuvani.
“është një eksperiencë e jashtëzakonshme këtë radhë, kam patur një mbështetje të madhe” shprehet Xhuvani.
Një prej aktoreve më të njohura të skenës shqiptare është dhe Roza Anagnosti e cila u shpreh se pjesëmarrja e saj në rolin e Klitemnestrës do të shënohet në repertorin e saj si një rol i rëndësishëm dhe domethënës.
Regjizori i veprës siguron publikun se do të sjellë në skenë një vepër sa klasike aq edhe moderne.
Kasta e aktorëve janë emrat më të njohur të Teatrit Kombëtar si Luiza Xhuvani, Roza Anagnosti, Bujar Asqeriu, Ahmet Pasha , Vasjan Lami, Monika Lubonja, dhe Laert Vasili i cili është dhe përkthyesi i veprës në shqip.
(e.n/News24/BalkanWeb)