E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kom. e integrimit, PS kërkon shtyrjen e ligjit për Gjykatën e Lartë

Duket se projektligji për Gjykatën e Lartë është bërë “mollë sherri” pothuajse në të gjitha komisionet parlamentare.  Pas komisionit të ligjeve, debati është zhvendosur në komision e integrimit. Deputetët e opozitës në komision kanë kërkuar shtyrjen e ligjit për Gjykatën e Lartë por edhe atij të Administratës Publike me argumentin se duhet të shqyrtohet më parë reforma parlamentare.
 

“Opozita ka qëndrim të qartë qëndrimin e saj për nisjen e shqyrtimit të këtyre dy ligjeve. Ne kërkojmë të respektohet vendimi i gjykatës për Fierin dhe të zhbllokohet qeverisje vendore. Nuk mund të fillojë shqyrtimi i dy ligjeve nëse shumica nuk reflekton për reformën parlamentare” theksoi deputeti i PS-së Taulant Balla.
 

Ndërsa deputetja e PD-së, Mesila Doda ka theksuar se miratimi i ligjeve është kusht për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. “Nuk mund të vihen kushte për ligjet që duhet të kalohen me urgjencë” ka shtuar Doda.

Ndërsa kreu i komisionit të integrimit, Ditmir Bushati ka theksuar se ligjet kërkojnë shumicë të cilësuar prandaj duhet të shqyrtohen kur të arrihet dakordësia mes palëve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›