Sekui me Ramën: Opozita, vullnet për integrimin
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui ka mbajtur sot një takim me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Takimi zgjati më pak se 60 minuta, ndërsaishte i dyti në më pak se dy javë.
Sipas zotit Sekui, i cili foli për gazetarët në fund të takimit me Ramën, temë e diskutimeve ka qenë agjenda evropiane. Ai tha se opozita ka vullnetin e mirë për të ecur përpara me reformat, që çojnë drejt integrimit të Shqipërisë në bashkimin Evropian.
Duke theksuar edhe njëherë se integrimi duhet të jetë objektiv kombëtar, Sekui e konsideroi takimin konstruktiv, si dhe theksoi gadishmërinë e opozitës shqiptare për bashkëpunim.