E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti tragjik, policia vë në pranga dy shoferë

Pamje nga aksidenti i rëndë në Gjirokastër

GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës ka vënë sot në pranga 2 shoferë që drejtonin automjetet që u përfshinë jë ditë më parë në aksidentin tragjik në rrugën Gjirokastër- kakavijë, ku mbetën të vdekur tre persona dhe 12 të tjerë u plagosën. Policia tha se ka arrestuar shtetasit, Entela Bitri dhe Xhevair Lika.

Tre makina, një Ford me targa TR 6415 T, një Furgon me targa GJ 253 A dhe një Reno Clio me targa GJ 1348 B, janë përfshirë në një përplasje të fortë.

Nga aksidenti mbeti i vdekur, Tahir Bitri, doktor në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Viktima tjetër është një grua e identifikuar si, Sose Nikolla, 70 vjeçe, nga Golemi, pasagjere ne furgon.  Ndërsa pak orë pas aksidentit u lajmerua se nje nga te plagosurit, Shpëtim Çela, 26 vjeç, nga Korça kishte gjetur vdekjen ne spital.

Disa prej te plagosurve jane transportuar  me helikopter per ne Spitalin Ushtarak ne Tirane per trajtim me te specializuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›