Ferati: E palogjikshme kerkesa e serbeve
Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ka kundershtuar mbajtjen e zgjedhjeve te Serbise ne Kosove. Ai tha se eshte e palogjikshme qe nje shtet te organizoje zgjedhjet e tij ne nje shtet tjeter. "Nga ana tjeter, ajo eshte edhe thyerje e Rezolutes 1244 si faze e tranzicionit. Pra ballafaqohemi edhe me nje veprim regresiv, veprim te pakuptueshem dhe te paarsyeshem qe te mbaje qytetaret serbe te Kosoves nen tension dhe nen presion", deklaroi Ferati. Sipas tij, eshte e dukshme se cfare fushate zhvillojne perfaqesuesit serbe, eshte nje fushate teper regresive dhe nxitese qe e demton interesin serb, duke theksuar se, sado qe do te provoje Beogradi, nuk do t'ia dale, sepse edhe kete sfide institucionet e Kosoves do ta fitojne si edhe shume te tjera. Serbia ka mbajtur gjithmone zgjedhjet e saj parlamentare dhe presidenciale edhe ne Kosove, por jo zgjedhjet lokale. Paralajmerimet e Beogradit per mbajtjen e zgjedhjeve lokale ne Kosove me 11 maj, shihen nga analistet si perpjekje per te cenuar sovranitetin e Kosoves pas shpalljes se pavaresise.