"Nuk do te lejojme zhvillimin e zgjedhjeve lokale"
UNMIK-u nuk ndryshon qendrim mbi zgjedhjet lokale serbe ne Kosove, duke i konsideruar jolegale. Zedhenesi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko, ka deklaruar dje se jo vetem KB, por edhe Grupi i Kontaktit jane shume te qarte, zgjedhjet serbe nuk duhet te mbahen edhe ne Kosove. Ndaj, as letra qe do t'i dergoje Ryker Beogradit, nuk dallon nga ajo e kaluara. "Zgjedhjet lokale serbe edhe ne Kosove jane te papranueshme dhe jane ne kundershtim me Rezoluten 12 44", ka thene Ivanko Ai ka njoftuar se kryeadministratori Jokim Ryker, po pergatite nje pergjigje te shkurter per qeverine e Serbise, e cila vazhdon te kembengul ne organizimin e zgjedhjeve lokale edhe ne shtetin e Kosoves. Kjo pergjigje vazhdon te mbetet e njejte : "Mbajtja e zgjedhjeve lokale te Serbise edhe ne Kosove eshte shkelje e Rezolutes 12 44", ka theksuar Ivanko. Por zyrtaret ne UNMIK nuk japin pergjigje nese do te parandalojne Beogradin ne perpjekjet e tij per te shkelur rezoluten 12 44. Sidoqofte, leterkembimi ndermjet shefit te UNMIK-ut, Joakim Ryker dhe te ashtuquajturit minister serb per Kosoven, Sllobodan Samarxhic, duket se do te vazhdoje edhe disa dite. Ryker do t'i pergjigjet perseri letres se ministrit Samarxhic, permes se ciles ai e pat njoftuar kryeadministratorin se Beogradi mbetet prane qendrimit per t'i organizuar zgjedhjet lokale serbe edhe ne Kosove. Zedhenesi i UNMIK-ut Aleksander Ivanko, tha se permbajtja e letres nuk do te dalloje shume nga ajo e letres se kaluar. "Zgjedhjet lokale serbe edhe ne Kosove jane te papranueshme dhe jane ne kundershtim me Rezoluten 12 44", shpjegoi ai Ivanko, duke bere te ditur se UNMIK-u e ka njoftuar mbreme edhe Grupin e Kontaktit me permbajtjen e letres se ministrit Samarxhic, dhe sic ka pohuar ai, Grupi i Kontaktit mbetet i bashkuar ne qendrimin se mbajtja e zgjedhjeve lokale te Serbise edhe ne Kosove, eshte e papranueshme. "Tani do te jete interesant te shihet nese Serbia do te veproje kunder vullnetit te faktoreve kryesore ne bashkesine nderkombetare. Jo vetem Kombet e Bashkuara por edhe Grupi i Kontaktit kane qene shume te qarte. Zgjedhjet serbe nuk duhet te mbahen edhe ne Kosove", ka sqaruar Ivanko. Sidoqofte UNMIK-u ende nuk e din si do te veproje nese Serbia vendose te injoroje thirrjet e bashkesise nderkombetare per mos organizim te zgjedhjeve lokale edhe ne Kosove.