E Diel, 1 Nëntor 2026

Komandanti i Aleancës për Evropën Stavridis viziton KFOR

PRISHTINË- Admirali James Stavridis, Komandanti i Lartë i Aleancës për Evropën (SACEUR), vizitoi sot shtabin e KFOR-it në Prishtinë.
Pas një takimi komandanti i KFOR-it gjenerali Markus Bentler, të dy komandantët do të mbajnë një konferencë për shtyp, ka njoftuar KFOR.
Në fillim të kësaj jave media kosovare, duke iu referuar medias ndërkombëtare, ka njoftuar se admirali Stavridis ka thënë se pret që vitin e ardhshëm trupat e NATO-s në Kosovë të reduktohen nga 10 mijë në vetëm ''disa mijë''.
Në komunikatën e KFOR-it është theksuar se struktura e NATO-s është e ndarë në dy komanda, njëra për operacione dhe tjetra për transformim.
Komanda për operacione është e vendosur në SHAPE, Mons, Belgjikë.
Ajo udhëhiqet nga Komandanti i Lartë i Aleancës për Evropë (SACEUR), admirali James Stavridis.
'SACEUR' është nën përgjegjësinë e Komitetit Ushtarak të NATO-s, autoritetit më të lartë ushtarak në NATO, për drejtimin dhe udhëheqjen e përgjithshme të operacioneve ushtarake për NATO-n.
'SACEUR' drejton të gjitha operacionet ushtarake të NATO-s dhe po ashtu është komandant i Komandës Amerikane-Evropiane.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›