Maqedoni, studentët protesta para selisë së BE-së në Shkup
SHKUP- Studentët e Universitetit të Shkupit do të protestojnë sot para selisë së BE-së në Shkup në shenjë proteste për shkak të bllokimit të negociatave për anëtarësim nga Bashkimi Evropian. Një ditë më parë BE nuk arriti konsensus për të caktuar një datë për hapjen e negociatave me Maqedoninë, për shkak të vetos greke.
Ivan Zhivkovski, kryetari i Universitetit shtetëror në Shkup, ka theksuar se studentët dhe mbarë qytetarët e vendit janë të zhgënjyer nga mosmarrja e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim
Ai është një ndër organizatorët e kësaj proteste. “Jemi të zhgënjyer se si një vend i BE-së, sic është Greqia, nuk na lejon parimet bazë me të cilat udhëhiqet ky union, dhe ato janë e drejta e deklarimit, e drejta e identitetit dhe e drejta e gjuhës”, ka theksuar Zhivkovski. Unioni i Studentëve ka sqaruar se kanë të drejtën e tyre për të reaguar dhe se kanë kërkuar mbështetje nga universitetet e tjera.
Nuk dihet sa e madhe do të jetë protesta e sotshme, por maqedonasit janë shumë të zhgënjyer nga fqinji i tyre ortodoks, që gjithashtu bllokoi dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
(s.g/BalkanWeb)