E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komandanti i KFOR-it: Ishte një ditë e suksesshme

Gjenerali

Gjenerali Erhard Bühler, komandant i KFOR-it, e ka vlerësuar ditën e djeshme të zgjedhjeve si të suksesshme për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. “Situata në ditën e zgjedhjeve në Kosovë në përgjithësi ishte e qetë dhe e qëndrueshme, ku nuk është raportuar ndonjë dhunë e rëndësishme. Nuk kishte asnjë shqetësim apo çrregullim të madh publik. Në parim, gjendja e sigurisë ishte nën kontrollin e Policisë së Kosovës, që u mbështet nga policia e EULEX-it. Një numër i madh i ushtarëve të KFOR-it ishte dhe ende është në gatishmëri dhe i përkushtuar që të mbështesë forcat policore, nëse kërkohet”, citohet të ketë thënë Bühler në një komunikatë të lëshuar nga KFOR-i. Dita e djeshme sipas tij, “në përgjithësi ishte një sukses dhe progres për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Por dënohet dëmtimi i qëllimshëm i shtëpisë sonë të Ekipit për Ndërlidhje dhe Monitorim në Zubin Potok dhe është e qartë se ky krim është kryer për të frikësuar votuesit”. Sipas një njoftimi të KFOR-it, një numër i ushtarëve të KFOR-it janë thirrur që të jenë të gatshëm nëse kërkohen si rezervë taktike.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›