Komandanti i blindave: Në Cërrik u nisëm me urdhër të posaçëm
24/02/2010 Masakra ku dogj i gjallë gardisti. Katër blinda u nisën mëngjesin e 22 majit 1997
TIRANË- Procesi ndaj të pandehurve që akuzohen për ngjarjen e rëndë të 22 majit 1997 në Cërrik, vazhdon me pyetjen e dëshmitarëve, ku u përcaktua qartë kush urdhëroi për të hyrë në Cërrik me blinda, cilët ishin personat që mbetën të vrarë, nga u nisën dhe si arritën deri në vendin e caktuar. Përballja me qytetarët e irrituar të Cërrikut dhe kush ishin personat që i pritën në këtë qytet ishin disa nga pyetjet e bëra nga prokurorët e çështjes, të cilat morën përgjigje nga dëshmitari Rustan Martinaj, komandant i mjeteve të blinduara në Gardën e Republikës. “Më datë 22 maj 1997 në orën 08.30 të mëngjesit kam marrë urdhër për lëvizjen drejt Elbasanit. Përgatitëm katër transportues të blinduar me zinxhirë”. Kështu e filloi dëshminë e tij Martinaj, para trupit gjykues dhe të pandehurve që ndodheshin brenda kafazit të hekurt. Dëshmitari shpjegoi se për të vajtur në Cërrik ku gjendja nuk ishte nën kontroll kanë marrë urdhër nga Xhait Xhaferri shef i Gardës. Gjithçka ishte e planifikuar. Autoblindat do të kalonin nga Rrogozhina. Sapo autoblindat kanë hyrë në Cërrik një prej gardistëve, kanë rënë në prit. Këtë fakt dëshmitari tha se e kishte mësuar të nesërmen më 23 maj nga Gëzim Velaj, një prej gardistëve të plagosur në krahë. Gëzim Velaj ka shkuar në spital së bashku me Rustan Martinaj, kanë takuar të plagosurit e tjerë. Dëshmitari ka treguar se gjithçka e ka ndjekur nga vendi i punës. Më vonë, kur ngjarja kishte marrë drejtim të rëndë, pra mbrëmjen e 22 majit ai është nisur nga Qafë – Kërraba për të marrë autoblindat në Elbasan. Por rrugës dëshmitari tha se janë kthyer, pasi kanë takuar disa prej personave që kishin qenë të pranishëm në Cërrik bashkë me autoblindat. Gjithë ngjarjen komandanti i mjeteve të blinduara e ka mësuar nga gardistët e plagosur. Ata i kanë thënë se veç blindave të gardës drejt Cërrikut ishin nisur edhe dy blinda të policisë së Elbasanit. Ndërkohë që në qendër të qytetit të Cërrikut është futur vetëm një prej blindave, i cili është qëlluar nga të gjitha anët. Një tjetër blind është futur më pas për të bërë tërheqjen e personave të plagosur. Ndërkohë që kanë mbetur në ngjarje ata që u dogjën të gjallë. Masakra ndodhi për shkak të sherreve të krijuara, për shkak të hasmërive që kishin me familjen e shtetasit Eduart Peqinit, i njohur me pseudonimin “Mandela”. Në këtë ngjarje mbeti i djegur një prej gardistëve. Ai u dogj i gjallë brenda në blind e më pas u nxor për të qëndruar në rrugë disa orë.
Masakra
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 22 maj 1997, ku të pandehurit Llazar Bicja dhe Meti Bozi të ardhur në dijeni të lëvizjeve të forcave policore atë ditë në qytetin e Cërrikut, kanë organizuar një grup personash të armatosur me qëllim goditjen e forcave të policisë.
Të pandehurit
Të pandehurit Arjan Toska, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani, si dhe shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani, Bashkim Buzani, kanë krijuar edhe postbllokun. Ata janë shprehur se ishin të armatosur dhe qëndronin në një postbllok.