“Lindja e diellit” në skaner pasuritë e të arrestuarve
25/02/2010 Hetohen troje, automjete e objekte që dyshohet se rrjedhin nga të ardhura kriminale
Pesë të kapurit me drogë duhet të faktojnë burimin e pasurisë së tyre
TIRANE- Trafikimi në Itali i sasive të mëdha të drogës nga 5 anëtarët e arrestuar gjatë operacionit “Lindja e diellit” ka bërë që hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të ngrenë dyshime të forta, se aktiviteti kriminal i ka sjellë shuma të konsiderueshme financiare anëtarëve të këtij rrjeti. Mbi bazën e këtyre dyshimeve prokurorët, aktualisht kanë filluar verifikimet për identifikimin e mundshëm të pasurisë, të secilit nga personat e arrestuar. Burimet thanë se në skaner do kalojnë objekte, troje, automjete e materiale të tjera, që mendohet se janë vënë si rezultat i të ardhurave nga trafiku i drogës. Të gjitha procedurat për identifikimin e pasurisë, do të bazohen mbi dispozitat ligjore të parashikuara nga ligji i ri për goditjet e aseteve të organizatave kriminale. “Pasuria e identifikuar do t’i lihet për t’u provuar me fakte konkrete personave të proceduar dhe në rast se këta të fundit nuk do mund t’i faktojnë me argumente konkrete, atëherë s’ka asnjë dyshim që pasuria e tyre ka rrjedhur si pasojë e aktivitetit kriminal”,-theksuan burimet. Në këto kushte, organi i akuzës pritet që t’i kërkojë gjykatës për sekuestrimin e një pjese të tyre. Burimet nuk pranuan të japin detaje konkrete se çfarë kanë identifikuar deri tani, por shtuan se ky proces sapo ka filluar dhe për pasojë kërkon pak kohë për të dokumentuar pasuritë e krimit. Gjatë operacionit “Lindja e diellit”, i cili u zhvillua në katër shtete u arrestuan 36 vete, mes të cilëve 5 u ndaluan në Shqipëri. Ndërkohë katër persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga Krimet e Rënda, pasi ata rezultojnë të implikuan në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali. Shtetasit e arrestuar janë Fatbardh Kapllanaj, Mariglen Halka, Daniel Likaj, Artur Demaj dhe Pilo Zanaj.