E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev Papandreut:Drejtohuni FMN-së dhe Bankës Botërore

Megjithëse më parë nuk ishte bërë e ditur nëse temë e bisedimeve do të ishte dhe kriza ekonomike mësohet se gjatë takimit, lideri i Kremlinit, Dmitri Medvedev i sugjeroi kryeministrit grek që t'i drejtohet Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore për të zgjidhur çështjen e deficitit.

Greqia është vënë në qendër të kritikave për shkak të krizës së saj të rëndë buxhetore. Ajo ka një borxh të lartë që arrin në 300 miliardë euro, ose 113 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), pothuaj sa dyfishi i kufirit të lejuar prej 60 për qind të PBB-së i përcaktuar nga zona euro.

Me anë të një komunikate Kremlini bën të ditur se mes çështjeve që do trajtoje kryeministri grek në Moskë është dhe gazsjellësi ruso-italian South Stream, që do të dërgojë gaz nga Rusia drejt Evropës nëpërmjet Detit të Zi, duke shmangur Ukrainën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›