E Diel, 1 Nëntor 2026

Komandanti i forcave të rendit në Shkodër mbeti i plagosur gjatë protestës së studentëve, Hita: Është jashtë rrezikut

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të komandantit të forcave të rendit në Shkodër, Fasli Rama, i cili mbeti i plagosur gjatë protestës së studentëve.

skender hita policia e shtetit (3)

Në një konferencë për mediat, Hita bëri me dije se punonjësi i policisë ka pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Ai tha se Fasli Rama aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet në gjendje stabël.

“Kemi një punonjës policie të dëmtuar shumë rëndë në kokë. Për momentin, gjendja e tij është stabël dhe ai ndodhet në Spitalin e Traumës, ku po merr mjekimin e nevojshëm, pasi kemi kontaktuar edhe me mjekët. Kemi identifikuar edhe autorët dhe ata do të vihen para përgjegjësisë ligjore”, tha Hita.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›