“Kryeministri ka marrë fund” – I riu në protestë: Duhet të japë dorëheqjen bashkë me kabinetin e tij të korruptuar!
Një i ri bëri thirrje për qytetarët që t’u bashkohen në revoltën e tyre të dhunshme që kanë nisur kundër qeverisë.
Në një prononcim për News24, ai theksoi se kryeministri Edi Rama ka marrë fund dhe se ai duhet të japë dorëheqjen bashkë me kabinetin e tij.
“Kjo qeveri ka dështuar. Ky kryeministër ka marrë fund dhe bashkë me kabinetin e tij të korruptuar duhet të dorëhiqet menjëherë.
Kemi një kryeministër që është me akuza, zëvendës kryeministra që janë ose në arrati ose në procedim nga SPAK, skandale me drejtorë dhe perversitete në maksimum.
Iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë në shtëpi se kush ka mundësi të vijë këtu. Kjo situatë merr zgjidhje vetëm nga ne.”, tha ai.