Miss Durrësi rrëfen lidhjen me Noizyn

Daniela Pajaziti, 17 vjeçarja durrsake e shpallur “Miss Durrësi”, në harkun e një viti ka pasur fatin të jetë një prej vajzave më të përfolura në botën e miss-eve dhe showbiz-it shqiptar.
E kemi parë si modele nëpër sfilata në Shqipëri, Kosovë dhe Fashion Week Milano në dhjetor. Ndërsa ajo është një nga 20 pretendentet për kurorën e “Miss Albania 2013”, që do mbahet së shpejti në ‘Tv Klan’.
Bukuroshja e Durrësit, tani ka shpjeguar atë çka thuhet për lidhjen e saj dhe të Noizy-t. Të pathënat dhe të vërtetat e kësaj marrëdhënieje komplekse, por njëkohësisht dhe të veçantë.
"Ah Noizy, Noizy…! Sa shumë më pyesin për të! Ju pëlqen juve të dini shumë për këtë gjë. E kam kuptuar që ka kureshtje, se fansat e tij janë të shumtë. Dhe unë do t’jua them: ai është njeriu më i ëmbël që kam takuar, të dhuron dashuri pafund... Ai do të mbetet i veçantë për mua, sepse është një njeri me zemër të madhe dhe plot energji pozitive," ka thene ajo per "Bluetooth", duke rrefyer se si jane takuar në një set fotografik të fotografit Armand Sallabanda.
"Ai më bëri ftesën për të qenë vajza që do të shoqëronte Noizy-n gjatë setit për një kopertinë reviste. Aty u njohëm, shkëmbyem kontaktet dhe adresat personale dhe miqësia vazhdoi që atë natë nëpërmjet ‘Facebook’-ut, sms në tel etj.
Kemi një vit që njihemi bashkë dhe besoj se kjo tregon shumë. Ndoshta ne jemi ndryshe nga sa kanë parashikuar të tjerët, që vënë baste për pamundësinë e lidhjes mes meje dhe Noizy-t," ka thene Danilela.
Ajo ka folur edhe per natyren e Noizy-t dhe ate qe ia vetë ka deklaruar se femrat i ka vetem per t'i derguar në shtrat:
"Kjo është ajo çka ata që nuk e njohin personalisht e perceptojnë përmes lajmeve, por në realitet ai është krejt ndryshe. Noizy e vlerëson në maksimum femrën, një gjë të tillë bën edhe me mua… Të bën të ndihesh si një Paris Hilton në Shqipëri… Vërtet, ka cilësi të një djali që rrjedh nga një familje me vlera dhe jo kështu siç thuhet. Ne s’kemi këtë lloj degradimi me njëri-tjetrin, kemi një raport për t’u pasur zili. " /Indeksonline/