Publikohet "Sirena" nga Elinel

Elinel, i njohur për këngët e tij që i përkasin zhanrit Rap underground, ka publikuar videoklipin e këngës me titull "Sirena".
Ky videoklip pason dy këngë të sukseshme të publikuara gjatë vitit të kaluar .''Bullet", krahas "Gett’o", realizuar në bashkëpunim me Taste 2, kanë arritur shumë popullaritet, në saje të vargjeve të fuqishme e domëthënëse.
Reperi ka bërë të ditur më herët për Indeksonline, se "Sirena" do të pasohet nga kënga me titull "Jungle". Ai është duke punuar në realizimin e albumit , i cili do të publikohet së shpejti.
Elinel (Granit Bajraktari) ka filluar të merret me këtë rrymë muzikore në vitin 2004, kur u formua grupi "Abstract", me dy anëtarë të tjerë: Bardh Abazi '' SkriptoGraf '' dhe Shpëtim Toplica ''Rap'it ''
Elinel dhe Abstract, kanë realizuar një sërë bashkëpunimesh, me UFO Click : Pancho, NR, Gripi, Profa, Dasi, TDS: Mc Mix , Dr.Mic, Spectah, CyClon, Diff, etj. /Indeksonline/