Komando, pas dyvitesh luftë pushohetnga puna si “rebel”
TIRANë- Komandot shqiptarë vazhdojnë të mos trajtohen sic duhet nga autoritetet shtetërore, dhe pse vënë jetën në rrezik aty ku ata shërbejnë. Nënoficeri me inicialet E. N është një ndër 16 komandot e skuadrave të cilat, u dënuan të parët si rebelët e misionit paqeruajtës në bazat e Heratit, në Afganistan. E. N në një intervistë për Gazetën Shqiptare ka shfaqur pakënaqësitë e tij, ndaj trajtimit që shteti i ka bërë pas përfundimit të misionit. Nënoficeri njëkohësisht komandant skuadre në 7 muajt e qëndrimit në bazën e italianëve të NATO-s në Afganistan, tashmë ka mbetur i papunë. Në të gjitha investimet e tij dhe të shtetit me trajnimet e kryera, apo gradat e mirënjohjes të mara në shërbimet në Irak dhe Afganistan janë shumëzuar me zero.
Ai rrëfen për Gazetën Shqiptare jetën e një ushtari paqeruajtës shqiptar në bazat e NATO-s, risqet që i kanosen, si e shohin kolegët e tyre dhe lufta që bëjnë për të marrë pagesën e premtuar. Misioni i parë për të ka qenë në Irak, ku është pritur mjaft mirë nga trupat amerikane. E. N sqaron se bashkëpunimi ishte aq i mirë, sa amerikanët kishin vendosur t´ju falnin 30 makina Hamer, por autoritetet tona nuk kishin pranuar, se nuk kishin avion për ti marrë. Ndërsa në Afganistan sipas tij, gjithcka ndodhi ndryshe, si tek trajnimi, ashtu edhe për sa i përket pagesave. “Na premtuan se do të na jepnin 60 dollarë në ditë, madje do na trajtonin si shpërblim për të shmangur tatimin. Nuk ndodhi kështu dhe kjo solli reagimin tonë, duke bërë me dije titullarët”,- rrëfen nënoficeri.
“Në rastin e shërbimit në Irak i kemi marrë të gjitha pagat tona, që në ditët e para të kthimit, në rastin e Afganistanit na dhanë gjysmat, dhe u desh të kalonin 4-5 muaj që të merrnim pjesën tjetër. Na akuzojnë për rebelizëm, por në letrën e dërguar prej nesh dhe të firmosur nga më shumë se dy e treta e trupave, ne thjesht bënim me dije dhe kërkonim zbatimin e kontratës. E thashë që në asnjë rresht nuk flitej për braktisje të misionit, por kërkonim që kërkesat të merreshin parasysh, që të na zëvendësonin se në ato kushte misioni ishte i papërballueshëm”, - thekson komandoja i nxjerrë tashmë si i papunë.
Ajo që të bën përshtypje është fakti se nënoficeri i cilësuar si rebel nga autoritetet shqiptare, në vend që të përkrahej dhe të trajtohej si triumfator pas kthimit, sic bëjnë të gjitha shtetet e NATO-s, zhvlerësohet dhe nuk i jepet asnjë mundësi për vazhdimin e karrierës së tij në shërbim të ushtrisë shqiptare.
(m.a/GSH/BalkanWeb)