Kukës, vetëvaret 34-vjeçari. Policia heton për shkaqet
Një 34-vjecar nga Kukësi është vetvarur në shtëpinë e tij në fshatin Shtiqën. Nesret Basha ka varur vetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit, të cilat konfirmojnë ngjarjen, thonë se 34-vjecari, i martuar pa fëmijë, mund të jetë vetëvarur për shkak të problemeve mendore, qe ka shfaqur kohët e fundit. Viktima sipas policisë ka qënë një person me precedente penalë. Ai ishte dënuar me 8 vjet heqje lirie dhe kishte pak ditë, që kishte dalë nga burgu.
< I mëparshmi
< I mëparshmi