MASH: Më shumëkohë përgatitore përautorët e Altertekstit
TIRANË- Të gjithë autorët dhe botuesit që janë të interesuar për tu bërë pjesë e programeve dhe teksteve shkollore, tashmë do të kenë një periudhë mbi 8 mujore për përgatitjen e teksteve, me të cilët ata duhet të konkurojnë në sistemin arsimor parauniversitar. Një gjë të tillë e bëri të ditur këshilltari i ministrit të Arsimit, Jorgaq Kristiqi, i cili njoftoi shpalljen e kërkesës për tekste shkollore për vitin 2010-2011.
Në fjalën e tij këshilltari i ministrit theksoi edhe përmirësimin e vazhdueshëm që ka pasur teksti shkollor dhe njëkohësisht përmirësimit të problemeve që u shfaqën me tekstin e Historisë 12.
“Histori 12 që vitin e kaluar rezultoi me probleme, është hartuar libër tjetër, patjetër duke marrë parasysh edhe vërejtjet që u bënë vitin e kaluar për 2 temat e fundit, që ishte periudha post-komuniste”, - tha Kristiqi.
5 gushti është dita kur fillon edhe shitja e teksteve shkollore në shkolla për vitin shkollor 2010-2011.
(m.a/News24/BalkanWeb)