Kukës, aksidentnë punë, 1 i vdekur1 tjetër i plagosur
KUKëS- Një 38-vjecar nga Kukësi ka humbur jetën në kushtet e punës teksa nxirrte krom. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në fshatin Aliaj të komunës Surroj në Kukës. Bashkë me viktimën Seser Ademi është plagosur edhe një person tjetër. Bëhet fjalë për Myftar Sinën 33-vjec.
Mësohet se të dy personat kanë qenë duke nxjerrë krom në momentin që pati shembje të një masivi dherash. I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Kukësit ku ka marrë edhe ndihmën e parë, ndërsa për 38-vjecarin vdekja ishte e menjëhershme.
Shkak për aksidentin është bërë mungesa e kushteve të sigurisë në punë. Pritet që policia të nisë hetimet.
(m.a/BalkanWeb)